Andi Zeqiri ka vazhduar me formë të mirë në elitën e kampionatit belg, kësaj radhe duke kontribuar me gol në fitoren e Genkut me rezultat 3-1 ndaj Molenbeek.
Genk luajti sot (e shtunë) ndaj Molenbeekut ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 26-të në Pro League, duke u rikthyer tek fitoret pas një serie negative të rezultateve.
Zeqiri këtë sfidë e nisi nga banka rezervë, për t’u inkuadruar në lojë në minutën e 64-të dhe për të lënë gjurmë në fund.
24-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 92-të të takimit pas asistimit të Zakaria El Ouahdi, duke i dhënë fund përfundimisht dilemës së fituesit.
Për këtë gol dhe për performancën e mirë, Zeqiri u vlerësua me notën 7.1 nga SofaScore, ku përveç golit fitoi edhe dy duele.
Ky gol ishte i pesti për Andi Zeqirin këtë sezon, ndërsa ai do të synojë ta vazhdojë këtë ecuri të golave edhe javën tjetër në udhëtim ndaj Charleroit. /Telegrafi/
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…
Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…
87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…
Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…
Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…