Real Madridi zyrtarisht është kampion i ri i La Ligas.
“Los Blancos” shënuan fitore 3:0 ndaj Cadizit më herët sot, kurse humbja 4:2 e Barcelonës nga Girona ka bërë që matematikisht madrilenët të fitojnë titullin e kampionit.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur dhe tha se ekipi i tij e meritoi plotësisht titullin.
“Një kampionat i merituar në të gjitha aspektet, jemi shumë shumë të lumtur”-tha italiani për mediet.
Më tej, ai shtoi se do të donte që të festojnë, por shtoi se për momentin fokusi është i gjithi te ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League ndaj Bayern Munich.
“Ne do të donim të festonim, por të gjithë e dimë që të mërkurën do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, duam të përgatitemi mirë për t’i bërë tifozët edhe më të lumtur, të shtunën atëherë do të festojmë së bashku kampionatin”-deklaroi ndër të tjera Carlo Ancelotti.
Prej mesditës së sotme, rreth orës një vater zjarti ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era,…
“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit…
Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para…
Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, Policia e Shtetit njofton arrestimin në Spanjë të shtetasit shqiptar…