Categories: sport

Ancelotti flet për Balen, Mbappen dhe Benzeman

Carlo Ancelotti është prezantuar pasditen e sotme si trajner i Real Madrid duke vënë theksin tek risitë që synon të sjellë tek madrilenët dhe flirtoi me një transferim të mundshëm të sulmuesit Kilyan Mbappe.

Rikthimi: ‘’Unë dua të falënderoj presidentin dhe të gjithë stafin e klubit që më donin këtu. Jam shumë i lumtur që do të kthehem, kjo është shtëpia ime dhe do të vë gjithë energjinë time në përpjekje për të përsëritur atë që kemi bërë së bashku në të kaluarën. Kam kujtime të shkëlqyera nga dy vitet e kaluara këtu, jo vetëm për titujt, marrëdhëniet që janë krijuar. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh trajner i Real Madridit, e bëj atë me shumë entuziazëm dhe do të përpiqem ta bëj atë në mënyrën më të mirë të aftësive të mia

Të lidhura

None found

Merkato: ‘’Ne do të përpiqemi të garojmë me skuadrën më të mirë të mundshme, por unë duhet të flas me klubin. E ardhmja e Sergio Ramos? Siç thashë, unë duhet të flas me klubin sepse nuk e kemi bërë akoma’’.

Mbappe: ‘’Lojtarët cilësorë ju japin gjithnjë e më shumë shanse për të triumfuar, por gjëja e parë është gjithmonë kolektive. Në çdo rast është e qartë se individët janë të rëndësishëm’’

E ardhmja e Gareth Bale, Isco, Marcelo: “Gareth nuk ka luajtur shumë në Premierligë, por ka shënuar shumë gola, ka qenë efektivë në ndeshjet e fundit kur ka pasur shansin të luajë. Do rikthehet, e njoh mirë, nëse ka motivim do të bëjë një sezon të shkëlqyer”.

“I dua ende Gareth, Isco, Marcelo-n – ata duhet të jenë të motivuar të tregojnë se mund të luajnë ende për Real Madridin”.

Benzema dhe Vinicius: “Benzema është përmirësuar shumë vitet e fundit, e dua. Mendoj se nuk duhet të transferojmë lojtarë që shënojnë gola – na duhet Benzema të shënojë 50 në vend të 30, gjithashtu Vinicius duhet të shënojë më shumë. Do shohim”

Ndryshimet me Ancelottin: ‘’Historia e Realit është një histori e futbollit sulmues, spektakolar dhe intensiv. Futbolli ka ndryshuar pak që kur u largova gjashtë vjet më parë, por ideja themelore është gjithmonë e njëjtë, futboll intensiv dhe spektakolar’’.

Cristiano Ronaldo: “Kam shumë dashuri për të, por nuk mund të flas për lojtar të cilët janë pjesë e një klubi tjetër”.

Tags: Ancelotti

të fundit

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe la në fuqi masën masën e sigurisë “pezullim nga…

28 seconds ago

Pezullimi i bisedimeve me LVV-në nga Abdixhiku, pasojat e mundshme

Vendimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për pezullimin e negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e…

49 seconds ago

Leonora Jakupi kujton babanë dëshmor: Sa mall kam për ty, krenaria jonë

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka prekur ndjekësit me disa postime emocionale në rrjetet sociale, në përkujtim të babait të…

2 minutes ago

Kuvendi miraton nismat për bujqësinë, Braçe voton kundër një projektligji dhe opozita bojkoton votimet

Disa projektligje që prekin sektorin e bujqësisë morën miratimin e Kuvendit në një seancë ku opozita nuk u përfshi në…

8 minutes ago

Gjykata Administrative rrëzon pezullimin e Dorina Hoxhës dhe e rikthen në detyrë

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, duke shfuqizuar pezullimin e saj.…

10 minutes ago

Aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari/ Gjykata e Apelit lë në burg regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka vendosur të mos pranojë ankimin e regjisorit Petri Bozo, duke e lënë…

19 minutes ago