sport

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Real Madridi po shqyrton rikthimin e Thibaut Courtois për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, në kurriz të Andriy Lunin. Portieri belg nuk ka luajtur ende këtë vit pas lëndimeve të njëpasnjëshme të ligamentit të kryqëzuar dhe meniskut, por ishte në stol të martën mbrëma.

Carlo Ancelotti vuri në dukje se Courtois ‘mund të luajë kundër Cadiz’ këtë fundjavë, dhe kjo do të ishte testi i tij i vetëm para ndeshjes me Bayern Munich.

Sipas mediumit Relevo, brenda stafit mendojnë se Lunin ka bërë pak gabime, por ai thjesht nuk është Courtois.

Portieri gjigant është rikthyer në formë të shkëlqyer dhe është opsioni që Ancelotti ka peshuar prej disa javësh.

Lunin ka arritur një numër pritjesh vendimtare këtë sezon, siç ishte ajo ndaj Bernardo Silva në gjuajtjen e penalltisë kundër Manchester Cityt, por dyshimet mbi vendimmarrjen e tij dhe dobësia e tij nga goditjet standarde kanë qenë të dukshme javët e fundit.

Ukrainasi u vu në shënjestër nga City dhe Barcelona nga këndoret, dhe pati kritika ndaj tij për goditjen e lirë të Silvës në Bernabeu dhe goditjen e Leroy Sane në Allianz Arena.

Do të ishte një vendim i madh nga Ancelotti, i cili tashmë është parë si tepër i ashpër ndaj Lunin në zhveshtore para këtij sezoni.

Duke hezituar të përdorte Lunin gjatë gjithë sezonit, ai ishte një avokat i ardhjes së Kepa Arrizabalaga dhe donte që David Ospina të mbështeste Courtois dy vera më parë. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

6 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

7 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

7 hours ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

7 hours ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

8 hours ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

8 hours ago