sport

Ancelotti ofron përditësimin e fundit për pesë lojtarët e lënduar të Real Madridit

Carlo Ancelotti ka ofruar përditësimin e lëndimeve në Real Madrid përpara ndeshjes kundër Atletico Madridit të enjten në Wanda Metropolitano.

Real Madridi ka qenë shumë i goditur në këtë fillim sezoni shkaku i lëndimeve, por kohëve të fundit ato kanë filluar të pakohen, pasi shumica e lojtarëve janë rikthyer.

Të lidhura

None found

Megjithatë, disa lojtarë ende janë jashtë fushave shkaku i disa dëmtimeve afatgjata dhe për to ka folur së fundmi trajneri Ancelotti në konferencën e sotme për shtyp.

“3 dëmtimet e me ACL (Alaba, Militao, Courtois) dhe Lucas Vazquez janë mungesat e vetme nesër. Të gjithë lojtarët e tjerë janë mirë dhe gati për të luajtur”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Lucas Vazquez do të kthehet në stërvitje të premten. Rodrygo do të jetë me ne nesër. Ai kishte nevojë për më shumë pushim”, përfundoi trajneri italian.

Rodrygo ishte një shqetësim përpara ndeshjes kundër Atleticos pasi u pa duke u stërvitur i vetëm gjatë seancës së sotme (e mërkurë).

Real Madridi do të përballet me Atletico në fazën e 1/8-tës të Copa Del Rey. Kjo ndeshje do të jetë hera e dytë që Real Madrid do të përballet me fqinjët e tyre brenda një jave. /Telegrafi/

të fundit

Luis Diaz shpalos ambiciet e Bayern Munich në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich synon të bëjë hapin e madh këtë sezon, me triumfin në Ligën e Kampionëve si një nga objektivat…

54 seconds ago

Rritja e çmimeve të karburanteve pritet të godasë më fort pronarët e veturave klasike

Pronarët e makinave klasike janë ndër ata që pritet të preken më shumë nga rritja e çmimeve të karburanteve, pasi…

2 minutes ago

Testimi i iPhone 18 Pro: Një tjetër arritje madhore e Apple, por që nuk i shkon përshtat çdokujt

Apple ka pasur një muaj të jashtëzakonshëm për iPhone, sidomos pas prezantimit të modelit të parë të palosshëm të kompanisë,…

2 minutes ago

Tostiera prej 350 funtesh që e pjek bukën duke matur ngjyrën, jo kohën

Nga furçat e dhëmbëve që kushtojnë qindra funte deri te telefonat e palosshëm me çmime që arrijnë në mijëra, pajisjet…

3 minutes ago

Seanca plenare e shoqëruar me protestë, policia shton masat dhe bllokon hyrjen drejt Kuvendit

Teksa në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, është njoftuar që paralelisht do të mbahet një protestë kundër klasës…

7 minutes ago

QMK: Asnjë zjarr aktiv, 14 janë shuar dhe dy janë vënë nën kontroll

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat asnjë…

12 minutes ago