Carlo Ancelotti thuhet se e ka ndjekur ndeshjen mes Interit dhe Atletico Madridit e mbyllur me rezultat 1-0.
Sipas mediumit të afërt më klubin madrilen, Defence Central, Real Madridi prej disa kohësh kërkon të sjellë një lojtar të Interit.
Bëhet fjalë për Nicolo Barella, mesfushorin 27-vjeçar për të cilin te Real Madridi besojnë se mund të jetë pasardhësi i Luka Modric.
Sipas këtij mediumi, ky ka qenë pikërisht mesazhi që Ancelotti i ka dërguar presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.
“Ky djalosh do të jetë Modrici i ri, merreni!”, i ka thënë trajneri i famshëm italian shefit të gjigantëve spanjollë.
Barella ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026 dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 75 milionë euro.
Në karrierën e tij, ai ka luajtur edhe për Cagliari dhe Como, dhe këtë sezon ai ka dy gola dhe pesë asistime në 23 paraqitje në ligë.
Ai ka luajtur 51 ndeshje për Italinë, me të cilën u bë kampion i Evropës në vitin 2021. /Telegrafi/
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore deklaroi se ky është me shumë gjasë fjalimi i tij…
Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Librazhd dhe në drejtimin e kundërt. Si pasojë,…
Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në ditën e parafundit të vitit, ka marrë vendimin që të shpërblejë punonjësit…
Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev kërcënoi sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një gjuhë fyese dhe provokuese në një postim…
Tylor Chase, ish-ylli i njohur i Nickelodeon, është rikthyer në rrugë pas një qëndrimi të detyruar 72-orësh në një spital…
Shqipërinë e presin sfida të mëdha në vitin 2026, ku fillimisht do të jetë “Play Off” për një vend në…