sport

Ancelotti e pranon se ka dhimbje koke për të përzgjedhur formacionin në El Clasico ndaj Barcelonës

Real Madridi po synon të marrë trofeun e parë të sezonit kur do të përballet me Barcelonën në Riad në finalen e Superkupës së Spanjës. Sigurisht që Los Blancos do të ketë një dëshirë të madhe për të fituar garën, jo vetëm sepse po luajnë me rivalët e tyre të hidhur, por sepse humbën me ta në finalen e sezonit të kaluar.

Përpara ndeshjes El Clasico, Carlo Ancelotti foli për mediat në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

Të lidhura

None found

Italiani i bëri jehonë ndjenjave nga homologu i tij, Xavi Hernandez, se asnjë ekip nuk është favorit që shkon në finalen e së dielës.

“Është një titull i rëndësishëm për shkak të imazhit të klubit. Një El Clasico barazon të gjitha gjërat, nuk ka favoritë sipas trajektores. Janë detajet e vogla që do të vendosin finalen”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë.

Ancelotti foli edhe për dhimbjen e madhe të kokës rreth përzgjedhjes me të cilën përballet për ndeshjen. Kepa Arrizabalaga startoi kundër Atletico Madridit, por ai bëri një gabim të madh për golin e pestë të asaj ndeshjeje, gjë që kishte bërë që tifozët të dëshironin që Andriy Lunin të startonte. Italiani e ka pranuar se nuk e di se kush është titullari i tij.

“Ne kemi nënshkruar me Kepën, ai ka qenë titullar, pastaj kishte një lëndim. Lunin e meriton të konkurrojë – jo për shkak të dobësive të Kepës, por për shkak të paraqitjeve të tij të mira. Më duket se nuk mund të zgjedh një titullar dhe një zëvendësues. E rëndësishme është që të dy ta kuptojnë këtë”, përfundoi italiani.

Zgjedhja e opsionit të duhur mund të jetë ndryshimi midis fitimit të Superkupës së Spanjës ose humbjes së tij për Real Madridin dhe Ancelottin. Kërkohet një vendim i madh nga tani deri në fillimin e së dielës në mbrëmje. /Telegrafi/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago