sport

Ancelotti beson se vendimi më i mirë për yllin është largimi gjatë verës

Teksa sensacioni turk Arda Guler po vazhdon duke mos pasur minuta të mjaftueshme këtë sezon, ka pasur disa thashetheme në rritje se ai mund të largohet në formë huazimi gjatë verës.

Guler ishte i vendosur që të qëndronte dhe të luftonte për një vend në formacion, kur ai u bë pjesë e gjigantit spanjoll gjatë verës për shumën e 25 milionë eurove, por ai ka marrë vetëm 92 minuta në fushë deri më tani dhe kjo mund t’ia ndryshojë mendjen.

Të lidhura

None found

Në fund të fundit, problemi më i madh për Guler është se edhe trajneri i tij Carlo Ancelotti është në mesin e figurave të rëndësishme që mendojnë se ai duhet të largohet në huazim sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi brazilian Endrick dhe Kylian Mbappe pritet që të mbërrijnë në verë, diçka që do të bënte që Guler të mos marrë ndoshta as edhe një minutë të vetëm të lojës.

Mesfushori turk ishte i pafat këtë sezon pasi mungoi për gjashtë muaj për shkak të disa lëndimeve, por tani po i afrohemi plotë nëntë muajve që prej se ai kishte luajtur për herë të fundit një ndeshje të plotë, diçka shqetësuese për lojtarin.

Në rast se vendimi i klubit për largimin e tij është definitiv, ofertat për Guler natyrisht se nuk do të mungonin.

Ndër klubet që me shumë mundësi do të konsideronin një lëvizje për Guler është Milani, sidomos duke marrë parasysh raportet e mira të dy klubeve, pasi që Real Madridi edhe më herët kishte huazuar lojtar tek Milani, ku rasti më i freskët është Brahim Diaz. /telegrafi/

të fundit

Studimi paralajmëron: Rrezatimi UV është shtuar në Evropë dhe rreziku për kancerin e lëkurës po rritet

Gjatë dhjetë viteve të fundit në shumë pjesë të Evropës është rritur ndjeshëm rrezatimi ultravjollcë. Studiuesit paralajmërojnë për rritje të…

9 minutes ago

Geci akuzon opozitën për standarde të dyfishta ndaj veriut dhe urës së Mitrovicës

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në raport me zhvillimet në veri…

9 minutes ago

Defekti teknik nxjerr përkohësisht jashtë pune Njësinë A3 të KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik të evidentuar në Njësinë A3, është…

10 minutes ago

Fikayo Tomori në radarët e Juventusit për afatin kalimtar

Juventusi po e monitoron nga afër Fikayo Tomorin, teksa po shqyrton mundësinë për ta transferuar mbrojtësin e Milanit para përfundimit…

18 minutes ago

29 fires recorded in one day, 22 of them extinguished

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat gjashtë…

22 minutes ago

PDK, LDK and the Alliance will not attend Haxhiu’s meeting; Kurti and representatives of non-majority communities expected to attend

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrur për sot në ora 09:00 një takim me…

23 minutes ago