Carlo Ancelotti e ka njohur formacionin e tij fillestar për finalen e Champions League prej disa ditësh, por ai ende nuk ua kishte thënë lojtarëve deri në fillimin e seancës stërvitore të së premtes mbrëma në Stade de France.
Italiani mori pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Thibaut Courtois dhe Marcelo dhe u pyet se cili është formacioni i tij fillestar.
None found
Në atë moment, Ancelotti iu drejtua Marcelos dhe e pyeti brazilianin nëse e dinte formacionin e finales, të cilës braziliani i tha “po”.
“Të gjithë skemën dhe formacionin?” pyeti Ancelotti.
“Jo, thjesht mendoj unë kështu,” qeshi Marcelo.
Ancelotti më pas u kthye nga gazetarët, gati për të justifikuar pse nuk do të zbulonte përzgjedhjen e ekipit të tij.
“Shikoni, as që ua kam thënë akoma, bëjnë kot sikur e dinë, kështu që nuk mund t’jua them”, tha ai duke qeshur./ h.ll/albeu.com
Në Maqedoni te Veriut Mungesa e personelit shëndetësor krijon mbingarkesë në punë dhe kushteve të vështira në spitale si dhe…
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në prag të…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë…
Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të…
Greqia vazhdon të jetë një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht…
Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…