sport

Ancelotti barazon rekordin e Zidanes, atij iu deshën më pak ndeshje

Rikthimi i Real Madridit ndaj Las Palmas të shtunën doli të ishte një rezultat i madh për madrilenët në garën për titull kampioni në La Liga.

Për momentin, ata kanë dy pikë më shumë se Girona që është në vendin e dytë në tabelë, ani pse katalanasit mund ta ‘rrëmbejnë’ përsëri kreun në rast fitoreje sot (e diel) ndaj Celta Vigos.

Kjo ishte hera e tetë këtë sezon që Real Madridi e ka fituar një ndeshje pasi paraprakisht ishte duke humbur, diçka që është një tregues i qartë i mentalitetit të ekipit të Carlo Ancelottit.

Italiani gjithashtu meriton duartrokitje për këtë rikthim, pasi me zëvendësimet e tij arriti që të ndryshojë rrjedhën e lojës dhe në fund të siguroj tri pikët.

Përveç tri pikëve, kjo ndeshje rëndësi të veçantë pati për Ancelottin edhe mbi faktin se ai tashmë ka futur edhe më thellë emrin e tij në historinë e Real Madridit.

Tekniku italian tashmë ka fituar 124 ndeshje si trajner i “Los Blancos”, duke barazuar rekordin që Zinedine Zidane e kishte arritur gjatë dy periudhave në kryeqytetin e Spanjës.

Dallimi i vetëm është se për të kapur këtë shifër Ancelottit iu deshën 174 ndeshje ndërkohë Zidane e kishte arritur pas 183 ndeshjeve të luajtura.

64-vjeçari tani është fokusuar tek vendi i parë që mbahet nga Miguel Munoz me 257 fitore. Sidoqoftë, ani pse kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare muajin e kaluar, me shumë gjasa italiani nuk do të jetë në gjendje ta kapë këtë shifër, përveç në rast se qëndron më gjatë në klub. /Telegrafi/

të fundit

Protesta kombëtare, Berisha mesazh qytetarëve: Sot është dita e guximit qytetar, e ngadhënjimit mbi të keqen

Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale, lideri demokrat Sali Berisha, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët, në…

6 minutes ago

Debat i ashpër mes Rogertit dhe Mirit: Do t’i rregullosh në krevat punët me familjen tuaj (VIDEO)

Një debat i ashpër në kufijtë e konfrontimit fizik, është zhvilluar mes Rogertit dhe Mirit në shtëpinë e "Big Brother…

15 minutes ago

Zbuloni tre shenjat e zodiakut që do avantazhohen financiarisht

Nuk bëhet fjalë për fitime të rastësishme, por për vendime të zgjuara, rregullime strategjike dhe hapa që krijojnë stabilitet. Ja…

20 minutes ago

Molotovë dhe fjalime/ Çfarë pritet nga protesta e PD sot para Kryeministrisë

Këtë të shtunë, Partia Demokratike, mban protestën e dytë kombetare përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë largimi i kreut të qeverisë Edi…

36 minutes ago

Zgjedhjet në Kosovë/ Vijon rinumërimi i votave, përfundon vetëm në 21 komuna

Në Kosovë vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në përditësimin e fundit…

1 hour ago

Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që ndodhen në kryeqytet, që të shmangin zonën e protestës dhe të…

2 hours ago