Kombëtarja shqiptare ka bërë publike kalendarin për dy sfidat e ardhshme të Ligës së Kombeve: fillimisht do të përballet me Finlandën në “Air Albania”, e më pas me Bjellorusinë në transfertë. Trajneri Rolando Maran do të zbulojë listën e lojtarëve këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 11:00. Përzgjedhjet e tij pritet të jenë me rëndësi për synimin e kuqezinjve për të ruajtur vendin e parë në grup dhe për t’iu afruar kualifikimit në Europianin e ardhshëm.
Porta, reparti më shqetësues – Mungesa e Thomas Strakoshës, titullarit të padiskutueshëm që sapo është shpallur portieri më i mirë i vitit në Greqi, përbën një problem të madh për Maran. Ai do të mungojë për shkak të një dëmtimi më serioz nga sa ishte parashikuar. Etrit Berisha, Alen Sherri dhe i riu Klidman Lilo janë alternativat e tjera, por të tre kanë pasur pak minuta në klubet e tyre dhe mund të përballen me presion të shtuar. Zgjedhja mes tyre merr rëndësi të veçantë, pasi Finlanda dhe Bjellorusia mund të shfrytëzojnë çdo gabim.
None found
Sulmuesit japin sinjale pozitive – Ernest Muçi, Rey Manaj, Taulant Seferi, Mirlind Daku dhe Cristian Shpendi po kontribuojnë me gola e asistime në kampionatet ku aktivizohen. Në listën e sulmuesve që kanë lënë gjurmë përfshihet edhe Indrit Tuci, që luan në kampionatin slloven, si dhe Jasir Asani, rikthimi i të cilit është konfirmuar. Forma e tyre vjen në një moment të përshtatshëm dhe përputhet me atë që trajneri pret prej ekipit për dy ndeshjet e vështira.
Mesfusha ofron alternativa krijuese – Nedim Bajrami është rikthyer te goli me Al Tawooun në Arabinë Saudite, ndërsa Qazim Laçi vazhdon të paraqitet në nivelin e tij të zakonshëm. Rrjeta e tundur ndaj Trabzonspor tregoi edhe një herë instinktin e tij para portës. Paraqitjet e qëndrueshme të Kristjan Asllanit në Emiratet e Bashkuara dhe të Ylber Ramadanit në Turqi, së bashku me Julian Shehun, i japin Maranit arsye të ndihet më i qetë për përzgjedhjet në këtë repart.
Mbrojtja ka forma të mira, por edhe të panjohura – Rendimenti, minutat dhe paraqitjet në fushë nxjerrin në pah Stavro Pilon e AEK-ut, Mario Mitajn te Genoa dhe Berat Gjimshitin me Al Diriyah. Ismajli ka luajtur gjithashtu me Torinon. Ndërkohë, Elseid Hysaj mbetet pa ekip pasi ndërpreu kontratën me Lazion edicionin e kaluar dhe aktualisht është lojtar i lirë. Rikthimi i Marash Kumbullës dhe aktivizimi i shpeshtë i Ivan Balliut te Rayo Vallecano janë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në vendimet e trajnerit.
Një tjetër rast me fruth është konfirmuar në Maqedoni, duke e çuar numrin e personave të infektuar në pesë, njoftoi…
Sot më 3 nëntor u mbajt protesta e 22-të studentore kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Siç…
Një efektiv është plagosur me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të…
Një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në qytetin e La Rochelle në Francë, do të vijojë të qëndrojë…
Avokati Korab Sejdiu ka reaguar lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, e cila u…
Një delegacion i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar (DDKG), në përbërje të presidentit Erhard Bühler dhe sekretarit të përgjithshëm Gazmend Rushiti, ka…