“Mendoj se është pak naive të thuash se ata po përpiqen të fitojnë Premier Ligën, sepse nga ku janë tani, ata janë shumë larg këtij qëllimi.”
Këto fjalë nga Wayne Rooney, ish-legjenda e Manchester United dhe tani trajner, kanë shkaktuar diskutime në Angli orët e fundit, duke qenë se i drejtoheshin trajnerit të “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim.
None found
I pyetur për fjalët e Rooney-t dhe nëse ishte realiste të flitej për fitimin e titullit, Amorim u përgjigj:
“Jo, ky është qëllimi. Të jesh naiv është të mendosh se do ta fitojmë titullin këtë vit ose se do të jemi pretendentët kryesorë për sezonin e ardhshëm. E di që tani të gjithë dinë gjithçka. E di që është shumë e lehtë. Edhe unë u bëra komentator dhe analist kur mbylla karrierën. Është diçka shumë e lehtë”.
Amorim përsëriti për BBC se fokusi i klubit është i qartë:
“Qëllimi ynë është të fitojmë Premier Ligën. Ndoshta jo me mua, por qëllimi ynë si klub, si menaxhim, është të fitojmë Premier Ligën siç kemi bërë në të kaluarën me të gjitha lavditë dhe legjendat e mëdha të këtij klubi. Ne duam të bëjmë më mirë dhe e dimë se jemi në një moment të vështirë. Nuk jam naiv, prandaj po drejtoj Manchester United në moshën 40-vjeçare”, ka thënë tekniku portugez.
Paris Saint-Germain ka vendosur të anulojë përfundimisht nënshkrimin e mesfushorit sulmues algjerian, Ibrahim Maza, një lojtar 20-vjeçar nga Bayer Leverkusen,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fabrikë të industrisë së çelikut në pronësi të kompanisë HABAS, në zonën…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Diplomacy Award”. Ndarja e këtij çmimi është bërë në praninë…
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se projektligji…
Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri – Finlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve…
Emri legjendar Nissan Patrol po rikthehet në tregun amerikan, por këtë herë në një formë paksa ndryshe. Kompania japoneze ka…