sport

Amir Rrahmani rikthehet të flasë për kombëtaren shqiptare: Kisha dyshime, krenari të jem kapiten i Kosovës

Amir Rrahmani është një liderit e padiskutueshëm te Napoli. Mbrojtësi shqiptar mban veshur fanelën e napolitanëve prej vitit 2020, ku i aka dalë të fitojë edhe një titull kampion.

Kapiteni i Kosovës i është rikthyer edhe një herë çështjes për largimin nga Shqipëria dhe zgjedhjen e Kosovës.

Mbrojtësi ka deklaruar se në atë periudhë kishte shumë dyshime mes kombëtars shqiptare apo përfaqësueses së Kosovës, ndërsa nënvizon se të jesh kapiten i “Dardanëve” është një përgjegjësi e madhe.

Ndër të tjera nënvizoi se pavarësisht se Kosova është një vend i vogël ka lojtarë me shumë kualitet.

Rrahmani thekson se gjithmonë kërkon të argëtohet duke luajtur futboll dhe se ky ka qenë qëllimi i tij që kur ishte 8 vjeç, periudhë kur nisi të luante futboll.

“Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe krenari të jem kapiten i Kosovës. Jemi një vend i vogël me më pak se dy milionë banorë, por kemi shumë lojtarë me kualitet.

Zgjedhja mes Shqipërisë dhe Kosovës? Në atë periudhë kisha shumë dyshime, nuk e dija se si do të organizohej Federata e Kosovës. Kam nisur të luaj futboll në moshën tetëvjeçare dhe e kam bërë gjithnjë për t’u argëtuar. Jam më mësuar në këtë formë duke u argëtuar me miqtë e mi dhe nuk e kam mësuar futbollin duke ndjekur leksionet në një shkollë futbolli.

Napoli? Jetoja disi larg qytetit, më pëlqente sepse ishte qetësi. Kisha një vilë dhe një pishinë. Por, nga qershori i kaluar u transferova në qendrën e Napolit dhe tani jetoj në një apartament. Këtu kam më shumë mundësi të vizitoj qytetin dhe të ndjej më shumë atmosferën. Një pasion tjetër veç futbollit ka qenë moda, por tashmë ajo është bërë diçka shumë e zakonshme dhe nuk më intereson më”, ka deklaruar mbrojtësi shqiptar për sajtin zyrtar të Napolit.

të fundit

Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llapushnik, në komunën e Drenasit, përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë.…

17 minutes ago

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin

Gjykata e Apelit, lë në fuqi masën e arrestit me burg për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të dy të…

35 minutes ago

Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit

Bashkia e Tiranës, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh dhe shtesash në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke…

47 minutes ago

Vdekja e 55-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët e të ndjerit

Familjarët e 55-vjeçarit, i cili vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, nuk kanë ngritur dyshime për vdekjen e tij. Sipas…

1 hour ago

Skandal/ Thirrje për sulmuesin kuqezi, Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit

Në Rusi ka plasur skandali, ku Mirlind Daku, sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg…

2 hours ago

Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës (VIDEO)

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec, pjesë e Parkut…

2 hours ago