Vila e futbollistit më të madh të të gjitha kohërave, Lionel Messi, në Ibiza, ishte shënjestër e vandalëve, pra aktivistëve klimatik që e shkatërruan atë.
Mediat britanike e quajtën grupin ‘Futuro Vegetal’ një “eko-mafia”, dhe ata vetë publikuan një video ku shfaqeshin dy nga anëtarët e tyre duke qëndruar para një vile duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: “Ndihmoni planetin – hani të pasurit. – shfuqizoni policinë”.
None found
Aktivistët kanë spërkatur me bojë kuq e zi fasadën e bardhë të vilës së Messit dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe në rrjetin social X.
“E kemi hedhur në plehra vilën e Messit në Ibiza. Vila është një ndërtim pa leje që futbollisti e ka blerë për shumën e pabesueshme prej 10 milionë eurosh”, shkruan një grup aktivistësh.
“Ndërsa krahu i djathtë ekstrem fajëson emigrantët për krizën dhe tregon dhunë ekstreme ndaj tyre, njerëzit si ne që luftojmë për një botë më të mirë e kuptojnë qartë se problemi është pabarazia sociale”, shtuan ata, duke akuzuar të pasurit se nuk reagojnë ndaj ndryshimeve klimatike.
‘Futuro Vegetal’ citoi gjithashtu një raport të Oxfam të vitit 2023, i cili tregoi se një për qind e popullsisë më të pasur të botës gjeneroi të njëjtën sasi të emetimeve të karbonit në 2019 si dy të tretat më të varfër të njerëzimit. /Telegrafi/
Pas një dite të tensionuar në Kuvendin e Kosovës, të shoqëruar me përplasje të shumta mes pozitës dhe opozitës, ministrja…
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në territorin e bashkisë Vau Dejës duke rrezikuar disa banesa aty afër. Zjarri…
Forca të shumta policie kanë rrethuar mbrëmjen e sotme zonën në hyrje të Lungomares në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake…
Forcat zjarrfikëse të Elbasanit janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Lundrës, në Bashkinë…
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas zjarreve që gjatë ditëve të fundit kanë prekur disa zona të Shqipërisë. Kreu i…
Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se ajo që u organizua sot në Kuvend nuk i plotëson kriteret e një aksioni…