Categories: sport

Alvarez paralajmëron Atleticon: “Mos llogarisni më tek unë”, synon transferimin te Barcelona

Julian Alvarez u ka bërë të ditur drejtuesve të Atletico Madridit se nuk dëshiron të vazhdojë stërvitjen me skuadrën, pasi sulmuesi argjentinas kërkon të largohet gjatë kësaj vere.

Të lidhura

None found

Futbollisti 26-vjeçar e mori këtë qëndrim pasi kërkesa e tij për të diskutuar me trajnerin Diego Simeone rreth një transferimi të mundshëm te Barcelona nuk u realizua. Drejtori ekzekutiv Miguel Angel Gil ndodhet me pushime, ndërsa tekniku i njohur si “El Cholo” nuk pranoi t’ia plotësonte dëshirën.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Alvarez mendon se trajnerit i mungoi guximi për t’u përballur drejtpërdrejt me të. Për këtë arsye, ai ua shprehu zhgënjimin e thellë drejtuesve që ndodheshin në ambientet e klubit.

“Mos u mbështetuni më tek unë”, mësohet se u ka thënë Alvarez zyrtarëve të pranishëm, siç raporton Mundo Deportivo.

Argjentinasi pretendon se drejtuesit i kanë dhënë që në muajin shkurt një zotim verbal se do ta lejonin të transferohej gjatë kësaj vere.

Barcelona ka interesim jashtëzakonisht të madh për ta afruar sulmuesin. Megjithatë, të gjithë tek Atletico tani po sillen sikur nuk janë të interesuar, ndërsa mbetet e paqartë se si do të marrë fund kjo sagë.

të fundit

Onur Çakici merr zyrtarisht detyrën si zëvendëskomandant i KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

4 minutes ago

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

7 minutes ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

13 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

13 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

16 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

31 minutes ago