sport

Allegri kishte firmosur me Real Madrid, Juve i prishi mendjen

Massimiliano Allegri kishte mbyllur gjithçka me Real Madrid, por telefonata e Juventusit e bëri të ndryshonte mendje për të dytën herë. “E kam thënë dhe e përsëris: këtë vit kisha firmosur një marrëveshje me Realin e Madridit.

Pastaj në mëngjes mora në telefon presidentin dhe i thashë që nuk do të shkoja në Spanjë sepse kisha zgjedhur Juventusin. Më falënderoi. A kisha dyshime? Jo, që kur më telefonoi Juventusi në maj nuk kisha asnjë dyshim”, ka treguar Allegri në intervistën e dhënë për “GQ Italia”.

Të lidhura

None found

“Në anën profesionale do të ishte kurorëzimi i një rrugëtimi: Milan, Juventus, Real. Në jetë nuk mund të kesh gjithmonë gjithçka dhe unë jam i kënaqur dhe krenar që kam stërvitur për katër vite Milanin dhe tani jam në vitin e gjashtë në një klub si Juventusi.

Realit i kam thënë jo 2 herë. Herën e parë kur isha në fazë rinovimi me Juventusin. Atëherë i thashë presidentit të Realit që i kisha dhënë fjalën time Andrea Agnellit”, është shprehur Allegri mes të tjerash./ h.ll/albeu.com

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

16 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

32 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

2 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago