Juventusi mposhti Empolin me rezultatin 3-2 një ditë më parë dhe trajneri Massimiliano Allegri për DAZN u shpreh: “Ishte e rëndësishme të fitonim, arritëm në kuotën e 50 pikëve dhe pse vinim nga shumë ndeshje të vështira. Empoli luan mirë dhe nuk ndalet kurrë. Nuk kishim forcë për të çuar rezultatin në 4-1, por ditëm të vuanim”.
“Vlahovic? Ai hyri mirë në ndeshje, dinte të punonte në zhvillimin e lojës, jam i kënaqur me të dhe gjithë ekipin. Bonucci kishte një shqetësim, De Sciglio ishte në pankinë, por nuk ishte stërvitur për tre ditë. Me këtë karakter, është e vështirë të mposhtemi”.
None found
“Në fillim të sezonit morëm shumë goditje, tani ekipi është kompakt dhe e kuptojmë më mirë që ndeshjet zgjasin 95 minuta. Tani e kuptojmë që duhet të luajmë si ekip dhe të vuajmë”, tha Allegri mes të tjerash. / h.ll/albeu.com
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…