Giovanni Capuano i Radio 24 raporton se Massimiliano Allegri rrezikon të shkarkohet, ndërsa lojtarët e Juventusit raportohet se akuzojnë trajnerin për “mungesë komunikimi”, mungesë të një plani të qartë loje dhe metodologji të vjetëruar të punës.
Tensionet po rriten në dhomat e zhveshjes së Juventusit, veçanërisht pas humbjes në Izrael. Tani bardhezinjtë rrezikojnë të jenë në Europa League apo edhe të mbeten jashtë zonës Champions. Në tabelën e Serisë A, skuadra zë vendin e 8-të, gjë që pasqyron edhe gjendjen aktuale të klubit.
None found
Edhe pse Andrea Agnelli është në krah të Allegrit, mbështetja e tij në dhomën e zhveshjes së Juventusit është duke u pakësuar.
Ka zëra se Allegri do të shkarkohet para merkatos së dimrit dhe botimi francez Sport.fr ofron shumë aplikantë për ta zëvendësuar atë, duke përfshirë Julen Lopetegui, Zinedine Zidane dhe Didier Deschamps.
Ekziston një mundësi për t’u rikthyer te klubi Antonio Conte, i cili aktualisht është trajner i Tottenham.
Legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero mund të përfshihet në strukturën e klubit. /G.D albeu.com/
Mesfushori Dion Kacuri thotë se nuk ka qenë vështirë për të vendosur që të përfaqësojë Kosovën.22-vjeçari u ftua për herë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës për të debatuar rreth aktgjykimit të shkallës…
Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi,…
NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" – Shkup njofton se uji i pijshëm në territorin e Qytetit të Shkupit është në përputhje…
LSDM kërkon që Kuvendi të miratojë propozimin e tyre për rritjen e pagës minimale në 600 euro, pasi shporta minimale…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi,…