sport

Allegri: Atalanta ishte agresive, Interi më i fortë se Juventus dhe do të shpallet kampion

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas ndeshjes me Atalantën foli për barazimin dhe shanset e skuadrës së tij për titullin kampion. Tekniku italian analizoi ndeshjen dhe fillimisht deklaroi: “Do ishte zhgënjyese ta humbnim këtë ndeshje, pasi luajtëm kaq mirë.

Bëmë gabime në finalizim dhe në pasimin e fundit. Pati edhe tre minuta tmerri pa u mbyllur pjesa e parë nga kundërsulmet, por në të dy rastet ishte aty De Ligt aty. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Në mënyrë paradoksale, kur ne duhej të shënonim gabuam në pasim”.

Të lidhura

None found

“Atalanta është shumë agresive, kështu që duhet ta lëviznim topin shumë shpejt. Ishte një ndeshje shumë argëtuese, po humbnim 1-0 dhe rrezikuam të dilnim pa pikë. Barazuam dhe është një pikë e rëndësishme. Ne donim të fitonim, por e dinim se Atalanta ishte e fortë. Kështu që jemi të lumtur që vazhdojmë ecurinë si të pamposhtur”.

“Juve jashtë gare për titull? Ishte zyrtare para kësaj. Ka shumë pikë për të parakaluar tre skuadra. Ne thjeshtë përpiqemi të përmirësojmë paraqitjet tona dhe duhet të bëjmë një hap përpara kur të kemi topin e fundit për ta kthyer në rast për gol. Këtu duhet të bëjmë më mirë.

E kam thënë në shtator se Interi do të fitojë dhe e ndjej ende se ata janë skuadra më e fortë, pa treguar mungesë respekti për Milanin dhe Napolin. Tani Interi është më i fortë se Juventusi. Kemi humbur shumë pikë në fillim të kampionatit. Nëse do të kishim katër pikë më shumë, mund të ishim argëtuar. Por tani jemi këtu ku jemi”, tha Allegri për DAZN./ h.ll/albeu.com

të fundit

VIDEO/ Clash at the Ministry of Education: moment FNSH officer kicks a Molotov cocktail and sends it toward the media

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…

3 minutes ago

Young man’s call at protest: On November 28, all Albanians should unite for the country’s final liberation, Rama did not listen to us for 135 days!

Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve të pranishëm ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28…

4 minutes ago

Police operation in five cities, 13 people arrested for drug-related offenses

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

5 minutes ago

VIDEO/ Përplasja tek Ministria e Arsimit, momenti kur efektivi i FNSH godet me këmbë dhe e hedh molotovin drejt mediave

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…

7 minutes ago

McLaren paralajmëron modelin e ri me 820 kuaj fuqi dhe motor hibrid

McLaren ka lënë të kuptohet për supermakinën e ardhshme përmes një statuje gjigante të vendosur në Covent Garden të Londrës.…

12 minutes ago

Pse veturat kineze shiten shumë më lirë se modelet evropiane?

Shteti kinez subvencionon prodhuesit vendas të automjeteve në disa mënyra. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme pse veturat kineze…

12 minutes ago