Categories: sport

Alexis Sanchez nis aventurën amerikane, firmos me klubin e MLS-së

Alexis Sanchez i ka dhënë fund periudhës së tij në futbollin evropian dhe tashmë do ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer.

Të lidhura

None found

37-vjeçari është zyrtarisht pjesë e CF Montreal, me të cilin ka nënshkruar deri në sezonin pranveror të MLS-së 2027. Klubi kanadez e konsideron kilianin transferimin më të rëndësishëm që prej periudhës së Didier Drogbas.

Kontrata mes palëve përmban edhe një opsion për sezonin e plotë 2027/28 në MLS. Ky do të jetë sezoni i parë që do të luhet sipas kalendarit të ri, të harmonizuar me atë të kampionateve kryesore evropiane.

Emri i Sanchezit ishte lidhur me Montrealin që një ditë më parë, kur klubi publikoi në rrjetet sociale një video kushtuar fanellës me numrin 10. Në përfundim të materialit, Luca Saputo, drejtori i klubit për rekrutimin dhe metodologjinë sportive, tha emrin “Alexis”, duke ndezur menjëherë zërat për një transferim të mundshëm.

Tashmë marrëveshja është konfirmuar dhe Sanchez do të regjistrohet si lojtar i kategorisë Designated Player. Ai i bashkohet MLS-së në një verë gjatë së cilës kampionati amerikan ka afruar disa yje të futbollit botëror, mes tyre Antoine Griezmann te Orlando City dhe Robert Lewandowski te Chicago Fire.

Kilianin e pret një kapitull i ri pas një karriere të spikatur në Evropë, ku ka veshur fanellat e Barcelonës, Arsenalit, Manchester Unitedit dhe Interit. Me kombëtaren e Kilit, ai ka fituar dy trofe të Copa Americas.

Sanchez mban rekordin si golashënuesi më i mirë i historisë së përfaqësueses kiliane, me 51 gola. Në 788 paraqitje profesionale, ai ka shënuar gjithsej 215 gola dhe ka dhënë 154 asistime. Në nivel klubesh, ai ka fituar trofe me Barcelonën, Interin, Colo-Colonin dhe Arsenalin.

Sezoni i fundit në La Liga me Sevillan, megjithatë, ishte i vështirë për të, pasi realizoi vetëm katër gola në 28 ndeshje. Tani Sanchez shpreson që kalimi në MLS të shërbejë si pikënisje për një tjetër ringritje në karrierë.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem CF Montrealit dhe që po marr përsipër këtë sfidë të re. I jam mirënjohës klubit për besimin që më ka dhënë dhe mezi pres ta vë përvojën time në dispozicion të ekipit, në mënyrë që të përmbushim objektivat tona dhe t’u dhurojmë tifozëve momente të paharrueshme.

Jam këtu për të dhënë gjithçka që kam për klubin dhe për këtë qytet”, deklaroi Sanchez./

të fundit

Tensionet rriten në Tiranë, Rama përballet me presionin qytetar dhe të ardhmen politike të socialistëve

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re, pas përshkallëzimit të tensioneve në…

7 minutes ago

Pamje shqetësuese nga protesta në Tiranë, civilë pa identifikim fusin me forcë një person në furgon

Situata më protestën në Tiranë vijon të jetë e përshkallëzuar. Nga ana e policisë është përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe…

7 minutes ago

VIDEO/ Mirlind Daku shkëlqen me dy gola, Spartaku i Moskës përmbys Rodinas në Kupë

Mirlind Daku Mirlind Daku po rezulton deçiziv në ndeshjen që Spartaku i Moskës është duke zhvilluar përballë Rodinas në transfertë…

9 minutes ago

Egnatia nis aventurën historike evropiane me barazim, Gruda shënon ndaj Midtjylland

Egnatia e ka nisur me barazim 1-1 aventurën historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke ndarë pikët…

21 minutes ago

Elbasan, qytetarët protestojnë edhe në mbrëmje dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Siç kishin paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur sërish në Elbasan mbrëmjen e kësaj të enjteje. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet…

32 minutes ago

VIDEO/ Ernest Muçi shkëlqen në Conference League, asist magjik për fitoren e Trabzonsporit ndaj KuPS

Pasimi i Ernest Muçit për FranculinonTrabzonspor ka mposhtur në transfertë, 2-4 përballë KuPS, në sfidën e vlefshme për raundin e…

33 minutes ago