Alen Vukaj bëri sot paraqitjen e tij të parë në UEFA Youth League, kompeticioni që njihet si Champions League për të rinj. Sulmuesi shqiptar debutoi përballë Club Brugge, vetëm 3 ditë pasi realizoi 2 gola ndaj Como-s me Inter U20 në Primavera, kampionatin italian të të rinjve.
None found
Në sfidën që u mbyll me barazimin 1 – 1, 18-vjeçari u aktivizua si titullar dhe qëndroi në lojë për 83 minuta. Ecuria e talentit të Shqipërisë U19 ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane.
Një shkrim të posaçëm për Vukajn ka publikuar “Gazzetta Regionale”. I lindur në Leçe të Italisë më 22 janar të vitit 2008, ai u bë pjesë e ekipeve të moshave të Interit në vitin 2023.
Kulmi i deritanishëm i rrugëtimit të tij me të rinjtë zikaltër mbetet finalja e kampionatit U18 kundër Bologna-s, e luajtur më 13 qershor të këtij viti. Rezultati 0 – 0 nuk ndryshoi as gjatë kohës së rregullt dhe as në shtesa, duke bërë që titulli të vendosej nga goditjet e penalltive.
Vukaj mori përsipër penalltinë e fundit dhe e shndërroi në gol. Goditja e tij rezultoi përcaktuese për triumfin në kampionat, në përfundim të një finaleje plot emocione.
Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë, në…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë sqarime në Kuvendin e Kosovës lidhur me furnizimin e Policisë së…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menjëherë pas përfundimit të deklarimeve jashtë rendit…
Pas një dite të tensionuar dhe frike në shkollat italiane, të shkaktuar nga një valë mesazhesh kërcënuese për vendosjen e…
Liga e Kombeve do të vazhdojë me top-ndeshje në mbrëmje, ku do të ketë përballje interesante sidomos në kuadër të…
Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Fushë Krujë në dy ngjarje të ndryshme. Gazetarja Xhensila Kodra raporton…