Sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani ka folur para dy ndeshje miqësore të Përfaqësueses së Kosovës, ku ka thënë se ndihet i lumtur me rikthimin te Dardanët pas një lëndimi të rëndë.
Kosova do të ndeshet të premten me Armeninë në udhëtim, ndërsa të martën do të luajë përsëri në udhëtim te Hungaria.
Këto dy ndeshje do të jenë të parat për përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili tashmë ka grumbulluar ekipin dhe ka kryer tri stërvitje të plota.
Për këto dy përballje ka folur edhe ylli llapjan, Rrahmani, i cili ndihet i lumtur me rikthimin dhe pret rezultate pozitive nga këto dy ndeshje.
“Jam shumë i lumtur që jam përsëri pjesë e kombëtares pas një lëndimi të rëndë që e kam pasur. Jam kthyer në formën time më të mirë të mundshme dhe jam i gatshëm ta jap 100 përqindëshin për kombëtaren tonë”, ka thënë fillimisht Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.
“Armenia dhe Hungaria? Janë ndeshje shumë të rëndësishme. Edhe pse janë miqësore do të na shërbejnë që ta njohim më shumë trajnerin, taktikat e tij dhe gjithë bashkëlojtarët njëri-tjetrin”.
“Shpresoj të dalim me një rezultat pozitiv sepse do të jetë shtysë e madhe për ne që në shtator të jemi sa më të gatshëm”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…