sport

Al Nassr shkatrron Inter Miamin, Ronaldo qesh ndërsa Messi i zhgënjyer

Al Nassr i Cristiano Ronaldos është duke e shkatërruar Inter Miamin e Lionel Messit në një ndeshje miqësore mes dy skuadrave.

Llogarinë e golave për skuadrën arabe e shënoi Otavio në minutën e tretë me një asistim të Marcelo Brozovic.

Shtatë minuta më vonë shënoi Anderson Talisca, ndërsa Al Elwai ishte në rolin e asistuesit.

Por, për të rënduar edhe më shumë situatën e tyre u përkujdes Aymeric Laporte që shënoi nga gjysmëfusha e tyre në minutën e 12-të, duke e zënë portierin e Inter Miamit jashtë porte.

Derisa Al Nassr po fiton bindshëm, Cristiano Ronaldo ishte në një disponim të mirë edhe pse nuk luan në këtë ndeshje shkaku i një lëndimi.

Në anën tjetër, Lionel Messi shihej mjaftë i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tij, ndërsa gjendet në bankinë dhe pritet të aktivizohet në 45 minutat e dytë. /Telegrafi/

të fundit

Qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste

Në kuadrin e ri makroekonomik, 2027-2029, qeveria mbajti të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, me pritshmëri zgjerimi 4% këtë vit,…

22 minutes ago

Sot seancë në Kuvend, votohet projektligji për “Bordin e Paqes”

Këtë të enjte, mbahet seanca e radhës në Kuvend, seancë që nis në orën 10:00. Për ditën e sotme, në…

28 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 22 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83 lekë. Euro, blihet me 96.1 lekë…

36 minutes ago

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit 22 janar 2026

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

44 minutes ago

Horoskopi 22 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot, marrëdhëniet tuaja romantike mund të përjetojnë një frymë të re,…

8 hours ago

VIDEO/ Juventusi mposht Benfikën e Murinjos

Juventusi i Luçiano Spaletit, ka bërë detyrën ndaj Benfikës së Zhoze Murinjos, duke triumfuar me rezultatin 2-0, teksa falë kësaj…

9 hours ago