Luis Diaz është kthyer në objektivin e Al Hilal, që synon të realizojë një prej lëvizjeve më të mëdha të merkatos së verës. Klubi saudit po përpiqet ta shkëpusë yllin kolumbian nga Bayern Munich.
Gazetari i njohur Sacha Tavolieri raporton se Al Hilal mund të vendosë në tryezë deri në 130 milionë euro për të bindur bavarezët. Ndërkohë, për futbollistin është parashikuar një pagë prej 25 milionë eurosh për sezon.
None found
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë përfundimi i këtij operacioni, megjithëse rekordmenët gjermanë vështirë se pritet të pranojnë largimin e lojtarit që e blenë sezonin e kaluar për 70 milionë euro.
Në sezonin e tij të parë me Bayern Munich, 29-vjeçari ka regjistruar paraqitje mjaft të mira. Diaz ka luajtur në 51 ndeshje, duke realizuar 26 gola dhe duke dhënë 23 asistime.
Revista amerikane “Vanity Fair” ka publikuar një investigim që ngre pikëpyetje mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared…

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…
Harry Kane është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë 2026, vetëm pak ditë para ceremonisë që do të…