Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në garat e 2024 Dakar Rally, me Carles Falcon që pësoi një aksident të rëndë në kilometrin 448.
Gjendja e spanjollit u shfaq menjëherë shumë e rëndë, duke bërë që të dërgohej me helikopter në spitalin Al Duwadimi përpara se të transferohej në spitalin e Riadit.
Nga njoftimi zyrtar për shtyp i organizatorit të Dakar Rally 2024 bëhet me dije se gjendja e Carles Falcon është e rëndë, ndërsa priten zhvillime të tjera për të mësuar se cili do të jetë fati i tij.
None found
“Carles Falcon pësoi një aksident të rëndë, aq sa u mbajt në jetë me masazh të menjëhershëm kardiak përpara se të mund ta transferonte në spital në Al Duvadimi. Piloti u rrëzua keq dhe goditi kokën në aksident, ndërsa kur mbërriti në spital mjekët gjetën menjëherë një edemë cerebrale, duke e operuar në mënyrë urgjente në kokë, ndërsa aktualisht Carles Falcon ndodhet në gjendje kome. Gjatë natës ai u transferua në spitalin e Riadit ku do të kalojë të paktën javën e ardhshme në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Testet zbuluan gjithashtu një frakturë të vertebrës C2, ose thënë ndryshe një nga rruazat e qafë, e cila do të trajtohet në spitalin e kryeqytetit saudit”,bëhet me dijë në njoftimin për shtyp. /abcnews.al
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…