Tirana do të presë Laçin ditën e hënë për të luajtur ndeshjen e javës së 25-të të Superiores. Bardheblutë kërkojnë me çdo kusht të bëjnë autokritikë pas derbit e të rikthehen te fitorja në kampionat.
Megjithatë, ende nuk është zyrtarizuar stadiumi që do të mbarëvajë sfidën. Air Albania do të jetë i zënë pasi aty do të luajë Shqipëria U17 për vajza në të njëjtën ditë. Nga ana tjetër ‘Selman Stërmasi’ vijon të jetë në kushte të mjerueshme dhe terreni nuk është i përshtatshëm për të luajtur në nivelin më të lartë.
Sipas të gjitha gjasave, Tirana do të rikthehet të luajë në ‘Elbasan Arena’. Ky impiant do të jetë bosh në fundjavë pasi Elbasani luan në transfertë me Bylisin dhe në këtë mënyrë kryeqytetasit do të presin atje Laçin.
Ende asgjë zyrtare nga klubi, por sot ose nesër do të qartësohet gjithçka për axhendën e kësaj ndeshje. /newsport.al/
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Ukraina ka shënjestruar një nga rezidencat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe…
Edhe pse nuk ka shumë ditë që ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, Stine dhe Miri janë…
Italia ka vendosur të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm, me një dekret të nënshkruar…
Një ortek ka shkaktuar tragjedi në Pirenejtë Aragoneze në Spanjën verilindore, duke vrarë tre persona dhe plagosur një tjetër. Incidenti…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ramën dhe…