sport

“Ai po e dëshmon se i takon Premier Ligës”, mediumi anglez e ngrit në qiell Aro Muricin pas paraqitjeve të jashtëzakonshme

Arijanet Muric ka zhvilluar edhe ndeshjen e tij të dytë radhazi në elitën e futbollit anglez Ligën Premier dhe në të dyja ka shkëlqyer.

Debutimi i Aros në Ligën Premier ndodhi ndaj Brentford, ku skuadra e tij Burnley mori një fitore me rezultat 2-1 dhe pikërisht portieri kosovar ishte më i miri në fushë.

Vincent Kompany vendosi t’i besoj atij edhe në një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Chelseat në Stamford Bridges, derisa Burnley arriti një barazim 2-2 përkundër se ishin me një futbollist më pak në fushë që nga pjesa e parë.

Ky barazim erdhi falë pritjeve heroike që bëri Aro Muric, pasi portieri dardan priti 11 gjuajtje brenda portës dhe mori notën maksimale 10.

E falë dy ndeshjeve spektakolare që i zhvilloi ku mori dy herë çmimin si më i miri i ndeshjes, mediumi i madh britanik ‘The Athletic‘ ka bërë një artikull për portierin dardan, duke shkruar se ai tregoi se meriton të jetë pjesë e Ligës Premier.

“Arijanet Muric po ofron siguri. Ishte i vetmi zëvendësim që trajneri Vincent Kompany nuk kishte provuar. Por pas 28 xhirosh me besim të palëkundur në transferimin e verës, James Trafford, Kompany vendosi të ndërrojë portierin”.

“Muric ishte i jashtëzakonshëm në kampanjën në Championship që përfundoi me titull edicionin e kaluar. Bëri vend në ekipin më të mirë të edicionit, sipas votimit të lojtarëve. Ishte pjesë e ekipit që mburrej me bilancin më të mirë në mbrojtje. Kombinoi ndaljen e gjuajtjeve me kualitetin gjatë posedimit të topit”, ka analizuar ‘The Athletic’.

Shumë nga tifozët kanë vlerësuar se Aros i është bërë e padrejtë që është larguar nga formacioni bazë në Ligën Premier pas një sezoni të mrekullueshëm që zhvilloi në Championship.

“I kufizuar që të luajë në ndeshjet për Kupë, Muricit i ishte mohuar shansi për të dëshmuar që ka kualitetin për Ligën Premier. Ai u kthye në fitoren ndaj Brentfordit dhe të shtunën bëri hapin tutje. Muric i bëri 11 pritje, disa prej tyre vendimtare. Numrin e pritjeve e kombinoi me shpërndarjen e duhur të topave”.

Mediumi britanik ka shkruar në fund se Aro Muric është i denjë për të luajtur në Ligën Premier dhe se ka besimin e bashkëlojtarëve të tij.

“Ai duket si portier i Ligës Premier dhe bashkëlojtarët i besojnë atij. Pyetja tani është se ku do të ishte Burnley sot nëse Muric do të kishte nisur edicionin në portë, apo do të fitonte rastin më herët”, shkruan The Athletic.

Ky medium ka listuar disa aryseje që Burnley mund të qëndrojë në elitën e futbollit anglez dhe njëra nga to është pikërisht forma fantastike e portierit dardan. /Telegrafi/

të fundit

Produksioni i “Big Brother VIP Kosova” jep detaje për gjendjen shëndetësore të Albës

Pas shqetësimeve të para për gjendjen shëndetësore të banores Alba Pollozhani, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar një…

51 seconds ago

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 Prill të 2021 në qytetin e…

25 minutes ago

Gazment Bardhi: Avokati i Popullit një karagjoz, puth me duar e këmbë deputetët duke provokuar opozitën, do ta çojmë në Kushtetuese

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se çështjen e Avokatit të Popullit, do ta çojnë në…

33 minutes ago

Çfarë ndodhi? Alba humb vetëdijen, përfundon në spital

Një situatë e papritur ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” gjatë ditës së sotme. Banorja Alba Pollozhani ka…

36 minutes ago

Zegjineja fut live Bardhin: O ylli i Fierit nuk qeveriset kështu, kreu i grupit të PD: Qeveriset si Belinda, 50 milionë euro në xhep… (VIDEO)

Seanca e sotme e tensionuar në Kuvend, është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Teksa Gazment…

54 minutes ago

Lidhja mes Elhaidës dhe Ledianit: E vërteta pas spekulimeve dhe heqjes së follow-it

Pas disa ditësh spekulimesh që pushtuan rrjetet sociale dhe portalet online, duket se lajmet për një ndarje mes këngëtares së…

1 hour ago