sport

“Ai do ta refuzojë Real Madridin” – ish-legjenda franceze mendon se Mbappe nuk do të largohet nga PSG

Situata e Kylian Mbappe pa dyshim që do të jetë një nga ato më interesantet për t’u përcjellur gjatë këtij muaji.

Kontrata e tij aktuale me Paris Saint-Germainin skadon në fund të sezonit, që do të thotë se ai është i lirë për të diskutuar me klube të tjera, ku njëra ndër to pritet të jetë edhe Real Madridi.

Në këtë fazë, pritet që vendimi i Mbappes të jetë mes PSG-së dhe Real Madridit, ashtu siç ndodhi në vitin 2022.

Në atë kohë, 22-vjeçari vendosi në favor të qëndrimit tek PSG-ja dhe kështu mendon se do veprojë përsëri ish-legjenda e klubit dhe trajneri Luis Fernandez.

Në një intervistë për beIN SPORTS, Fernandez ka thënë se beson që Mbappe nuk do të lëvizë nga kryeqyteti francez gjatë verës.

“Po, mendoj se do të qëndrojë tek PSG. Kur i dëgjoj njoftimet e të tjerëve, nga presidenti i PSG-së i cili merr inciativën për të folur rreth kësaj teme, kur e shoh Kylian duke e bërë të njëjtën pas ndeshjeve, kur e shoh PSG që dëshiron të investojë në këtë aspekt”.

“Ne kemi transfeurar Kolo Muanin dhe Dembelen, të cilët janë miq të cilët Kylian dëshironte që t’i kishte përkrah tij. Unë mendoj se ai do të qëndrojë tek PSG-ja sezonin e ardhshëm”, ka thënë Fernandez./Telegrafi/

të fundit

Debate në seancën paraprake të Veliajt/ Avokatja kërkon kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, kryebashkiaku kërkon përjashtimin e saj! Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit

Këtë të hënë, seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,  është shoqëruar me debate.…

11 minutes ago

Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me deklarata të forta lidhur me…

29 minutes ago

Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë/ Zbulohet emri i personit që dyshohet se ishte shënjestra, nip i Ardian Nikulajt

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e një natë më parë në Lezhë, ku nga breshëria…

58 minutes ago

BIRN: Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

Planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, në zonën piktoreske të Zvërnecit po…

1 hour ago

I doli emri te dosjet e reja të Epsteinit, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste

Lord Mandelson, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësimi në Partinë Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të dëmtojë më tej reputacionin…

1 hour ago

Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira…

2 hours ago