E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain është aktualisht e pasigurt, me Interin që ka shprehur interes për të sjellë portierin italian në vendlindje.
Kontrata e Donnarumma me PSG-në është deri në qershor 2026, por bisedimet për rinovimin janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve për pagat, ndërsa “Spoertmediast” raportoi sot se agjenti i tij është parë në zyrat e Interit.
Parisi ngurron të përmbushë kërkesën e Donnarumma-s për një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, gjë që ka rritur spekulimet se ai mund të largohet. Interi e sheh këtë situatë si një mundësi për ta rikthyer Donnarumma-n në Serie A.
Klubi tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e tij dhe po shqyrton një transferim, veçanërisht nëse ai bëhet i disponueshëm si agjent i lirë.
Agjenti i Donnarumma-s, Enzo Raiola, ka thënë për thashethemet që e lidhin atë me Interin: “Nuk po përjashtojmë asgjë për momentin”.
Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor,…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.6 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro, do…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…
Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…