Categories: sport

Agit Kabayel i përgjigjet sfidës së Nelson Hysës: Pranon duelin më 28 nëntor, por vendos dy kushte

Pas ditësh replikash në distancë dhe thirrjeve të vazhdueshme të Nelson Hysës për një përballje, Agit Kabayel ka dhënë përgjigjen e tij. Boksieri gjerman ka pranuar publikisht sfidën e shqiptarit për t’u përballur në ring.

Të lidhura

None found

Vendimin e tij Kabayel e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në Instagram. Ai shprehu gatishmërinë për të zhvilluar duelin, por theksoi se Hysa duhet të pranojë dy kushte.

Përballja është parashikuar të zhvillohet më 28 nëntor, ndërsa zyrtarizimi i saj kërkon edhe firmosjen e kontratës nga Kabayel.

“Nelson, nëse do të ekzistonin breza kampionësh vetëm për fjalët, ti do ta kishe fituar tashmë titullin botëror. Megjithatë, duhet të jesh i kujdesshëm me atë që kërkon.

Sipas meje, ende nuk e ke merituar mundësinë për të luftuar për titullin botëror, pasi të mungojnë fitoret e mëdha. Por, duke qenë se boksierët në krye ose nuk janë të gatshëm, ose nuk dëshirojnë të ndeshen me mua, jam gati ta pranoj sfidën tënde, me dy kushte.

Kushti i parë është ky: mund të mos kemi simpati për njëri-tjetrin, por popujt tanë janë krah për krah. Prandaj, kjo çështje duhet të mbetet mes nesh dhe nuk duhet të përpiqemi në asnjë mënyrë t’i vëmë gjermanët, kurdët apo shqiptarët kundër njëri-tjetrit.

Kushti i dytë: nëse e pranoj këtë ndeshje, nuk do të ketë më kthim pas. Nuk do të ketë justifikime dhe as mënyra për t’iu shmangur përballjes.

Ti erdhe tek unë, më dhe dorën dhe më sfidove në mënyrën tënde. Madje the se dukej sikur kisha frikë.

Por, Nelson, mos e merr kurrë mirësinë për dobësi.

Kur të dëgjohet gongu, nuk do të jem duke buzëqeshur. Do të të vë nën presion, do të ta mbyll hapësirën dhe nuk do të të jap as mundësinë të marrësh frymë.

Nëse je dakord me këto kushte, atëherë le të përballemi.

Më 28 nëntor, përpara gjithë botës, do të të tregoj se në këtë sport ekzistojnë nivele të ndryshme, edhe pse sfida që më bëre ishte një gabim.

Le ta fillojmë”.

të fundit

Dorëheqja e Hamzës vë PDK-në përpara dilemës: Riorganizim i thellë apo përçarje e re?

Të mërkurën, kryetari Bedri Hamza ka njoftuar kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.…

8 minutes ago

Katër gola e tri asiste, Albion Kurtaj shkëlqen në Ligën e Parë: Synojmë rikthimin e Lirisë në vendin që i takon

Liria e Prizrenit po bën të pamundurën për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës, kështu ka deklaruar lojtari më në…

15 minutes ago

Daut Haradinaj fton shqiptarët e Luginës së Preshevës të votojnë të dielën

Daut Haradinaj, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i ftuar që të dielën të marrin pjesë në…

20 minutes ago

Egnatia la pas një fitore të mundshme, Sota: Duhej të ishim më të kujdesshëm në mbrojtje

Eljon SotaEgnatia mori një tjetër rezultat historik në grupet e Conference League, barazimi 1 – 1 kundër Aarhus në Danimarkë…

21 minutes ago

Bluzat e bardha në mbështetje të protestave studentore, mjeku: Rinia duhet të marrë fatet e vendit në dorë, politika e vjetër të hapë rrugë

Në një deklaratë për mediat, një mjek në mbështetje të studentëve, u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë…

25 minutes ago

Luis Enrique synon Nico Williams për të përforcuar PSG-në në janar

Nico Williams, sulmuesi anësor 24-vjeçar, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas lajmeve të fundit nga Athletic Bilbao, pasi ai…

27 minutes ago