Kombëtarja e Afrikës së Jugut u bë temë e publikut sportiv në mbarë botën, por jo vetëm për atë që dha në fushë, pasi vëmendje të madhe morën edhe pamjet befasuese nga dhoma e zhveshjes pas sfidës.
Skuadra afrikane siguroi një barazim 1-1 ndaj Republikës Çeke në Kupën e Botës dhe më pas u shpërblye me një bonus jo të zakonshëm, por me vlerë të jashtëzakonshme.
None found
Sipas raportimit ekskluziv të kanalit sportiv The Touchline, zyrtarët e federatës vendosën t’i nderojnë futbollistët në mënyrë madhështore për këtë rezultat.
Secili prej lojtarëve mori dhurata luksoze, përfshirë bizhuteri dhe ora të shtrenjta, me vlerë mbi 50,000 dollarë për copë.
“Lojtarët e Afrikës së Jugut u shpërblyen me bizhuteri dhe ora luksoze me vlerë mbi 50,000 dollarë, pasi siguruan një barazim kundër Republikës Çeke në Kupën e Botës. Dhuratat u dhanë si bonus për performancën e ekipit”, thuhej në postimin që u përhap me shpejtësi dhe u bë viral.
Në fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet çasti kur ekipit i sillet një valixhe e mbushur me ora elitare, ku, sipas gjithçkaje që vihet re, kishte edhe modele nga marka prestigjioze si Rolex.
Futbollistët afrikanojugorë e shfaqën hapur gëzimin dhe habinë e tyre teksa merrnin aksesorët e rinj të kushtueshëm.
Nëse pjesa më e madhe e federatave zakonisht japin bonuse financiare vetëm në rast se skuadra kalon fazën e grupeve ose arrin në fundin e turneut, Afrika e Jugut dëshmoi se di ta çmojë siç duhet shpirtin luftarak dhe një pikë të marrë përballë një kombëtareje të favorizuar evropiane. Kjo lë të hapur edhe kureshtjen se çfarë shpërblimi do të kishte pasuar në rast fitoreje ose kualifikimi.
Pas dy raundeve në Grupin A, Afrika e Jugut ka një pikë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Koresë së Jugut i duhet patjetër fitorja për të kaluar më tej.
Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella të Riminit. Mediat italiane shkruajnë…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së…
Një 69-vjeçar është privuar nga liria në Gostivar, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse…
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nisi procedurë kundër një prokurori të lartë publik në…
Partia Liberale Demokratike (PLD) mirëpret, siç thonë ata, pranimin përfundimtar nga Qeveria se miliona euro janë nxjerrë pa mëshirë nga…
Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar mundësinë e kontestimit të zgjedhjes së presidentes së Kosovës. Cakolli tha se vendimi i…