Adama Traoré është tashmë në Barcelonë duke pritur që të zyrtarizohet bashkimi i tij me Barçën, fillimisht pasditen e sotme, si huazim nga Wolverhampton Wanderers deri në fund të sezonit.
Anësori mbërriti mëngjesin e sotëm nga Dubai, ku po kalonte disa ditë pushimi pas ndërprerjes së Premierligës, dhe shkoi në spitalin e Barcelonës për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor përkatës përpara shpalljes së marrëveshjes totale.
Tashmë i veshur me një fanellë polo të FC Barcelona dhe duke treguar muskujt e tij, Adama vjen si zëvendësues për Ousmane Dembélé, të cilin klubi i Barçës tashmë ka njoftuar se nuk është më në planet e tyre.
Transferimi i Adamës është një mesazh direkt për francezin, i cili ka kohë deri të hënën, ditën e mbylljes së merkatos, për të zgjidhur situatën e tij./ h.ll/albeu.com
Linja hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, e cila do të operojë me tren elektrik dhe shpejtësi deri në 120 km/h, pritet të nisë…
Në kuadër të operacionit policor “Koordinata”, policia e Shkodrës, ka zbuluar dhe asgjësuar 8028 bimë të dyshuara si cannabis sativa,…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Jori Delli, ka ndarë publikisht një nga momentet më të rënda të jetës…
Indeksimi i pensioneve, një proces i detyrueshëm ligjor që ndodh çdo vit për të kompensuar ndikimin e inflacionit te pensionistët,…
Me 45 gola të realizuar, Interi është skuadra më produktive në Serie A gjatë vitit 2025. Formacioni zikaltër ka treguar…
Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete: një “Audi”,…