sport

Acerbi: Manchester City ishte i frikësuar nga ne

Francesco Acerbi dhe në përgjithësi mbrojtja e Interit zhvilluan një ndeshje të mirë ndaj Manchester Cityt, në atë finale të Champions League të humbur 1-0 në Stamboll. Mbrojtësi i zikaltërve, Acerbi është rikthyer edhe një herë për të folur për sfidën e luajtur në “Ataturk Stadium”.

“Ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë. Jemi të hidhëruar sepse nga finalet nuk merr asgjë nëse nuk fiton dhe kjo të dhemb.

“Ata kishin frikë nga ne, ata ishin favoritët dhe ne duhej të përfitonim prej tyre. Ka keqardhje, por edhe vetëdije për të luajtur në kushte të barabarta me këdo”.

Haaland? “Ai është një sulmues i madh, por ne bëmë një punë të mirë. Nuk doja të flisja me askënd për 10 minuta pas përfundimit të lojës” – tha ai.

të fundit

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, kryebashkiaku i Pustecit: Do ndërhyjmë nesër në mëngjes

Parku Kombëtar i Prespës në Pustec u përfshi nga flakët pasditen e sotme ndërsa vatra është ende aktive. Për shkak…

15 minutes ago

Ilir Alimehmeti ‘sulmon’ PD-në: Parti ku mungon hapja dhe meritokracia! Rithemelimi nuk solli asgjë, premtime të pambajtura

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi në siglën e Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin "Kjo Javë"…

25 minutes ago

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në tetë orët e fundit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa…

41 minutes ago

Temperaturat e larta shkaktojnë probleme në sektorin e energjisë, ndërpriten dritat në disa zona të vendit

Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet…

1 hour ago

Zjarret ‘pushtojnë’ Bulqizën dhe Matin/ Zjarrfikësit nuk ndërhyjnë, shkak përmasat shumë të mëdha të flakëve

Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku siç shihet dhe…

2 hours ago

“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”, habit meteorologia Porja: E diela sjell një kthesë të papritur të motit

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një…

2 hours ago