PORTO, PORTUGAL - MAY 29: Chelsea FC owner, Roman Abramovich celebrates winning the Champions League following the UEFA Champions League Final between Manchester City and Chelsea FC at Estadio do Dragao on May 29, 2021 in Porto, Portugal. (Photo by Alex Caparros - UEFA/UEFA via Getty Images)
Teksa në Mbretërinë e Bashkuar, Roman Abramovich është në pikën më të ulët ku i kanë sekuestruar çdo cent, sidhe klubin e, Chelseat në Ukrainë po e shikojnë ndryshe. Madje edhe si njeriun që mund të afrojë fundin e ivazionit rus ndaj vendit të tyre.
Mësohet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur sanksione ndaj Roman Abramovich me kërkesë të Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas i ka kërkuar Joe Biden të presë për sanksionet pasi oligarku mund të luajë një rol në lehtësimin e negociatave të paqes me Rusinë dhe këtë e raporton Wall Street Journal duke cituar disa burime shumë të besueshme.
Në fillim të këtij muaji, zyrtarët brenda Departamentit të Thesarit të SHBA-së hartuan një sërë sanksionesh për të ndëshkuar Roman Abramovich pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, shpjegoi gazeta amerikane.
Kur erdhi koha për të shpallur ato sanksione, të cilat ishin krijuar për t’u lëshuar së bashku me sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë i tha Thesarit të hiqte dorë.
Arsyeja vinte nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili në një telefonatë të fundit e këshilloi Presidentin Biden të priste për të sanksionuar oligarkun, i cili mund të rezultojë i rëndësishëm si një ndërmjetës me Rusinë në ndihmën për të negociuar paqen.
Nuk është hera e parë që pronari i “Bluve të Londrës”, përmendet si negociator për bisedimet e paqes por kësaj radhe sipas Wall Street. /oranews/
Në një kohë kur në burgjet Shqiptare, ka hyrje të femrave VIP për shërbime speciale dhe sende të tjera të…
Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Renis Dobrës në Mat, ngjarje e ndodhur rreth një javë më…
Këtë të mërkurë, GJKKO ka hedhur shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve…
Nga; Ekrem Spahiu Ish-Zëvendësministër i Mbrojtjes Agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në vitin e katërt dhe nuk ka të…
Ditën e sotme, 55-vjeçari, Leonard Mnella, është ekstraduar në Itali. Mnella një vit më parë, ishte u ekstraduar në Shqipëri,…
Nuk është e thënë që të mbyllet përfundimisht “telenovela” me titullin “Viktor Gyokeres”. Tra tativat për transferimin tek Arsenali, ç`ka…