sport

A mbetet Real Madridi “mbreti” i Spanjës edhe këtë sezon, apo “froni” i kalon Barcelonës?

Nga Riza Tufa

Sezoni i ri është shumë pranë fillimit të tij dhe skuadrat vijnë të freskuara dhe të riformatuara nga lëvizjet në merkato.

Të lidhura

None found

Padyshim që një nga kampionatet më të luftuara ndër vite ka qenë La Liga, e ai rivalitet i “zbehur” në sezonin e fundit, do të rikthehet me siguri këtë sezon.

Në Spanjë, skuadra më aktive në merkato është Barcelona, por këtë herë bordi drejtues i ri duket se po bën lëvizje të duhura edhe pse në një situatë të vështirë ekonomike.

Në krahun tjetër Real Madridi humbi objektivin e madh, Kylian Mbappe, pasi ky i fundit preferoi të qëndronte në Paris në momentin që pritej të zbarkonte në Madrid.

“Galaktikët” e kanë bërë të qartë që nuk do të nxitohen për një sulmues të ri, pasi ndjehen të plotësuar me alternativat që kanë.

Normalisht që Vinicius Jr është një lojtar i konfirmuar në të majtë të sulmit, e Rodrygo do të tentojë të zërë një vend fiks në të djathtë, tanimë të dy me më shumë eksperiencë dhe më gati se një sezon më parë dhe Benzeman në qendër.

Klubi po ashtu pret që ky të jetë sezoni i Hazard pas 3 sezonesh të dështuara. Belgu shihet si alternativa më e mundshme edhe për të zëvendësuar herë pas here Karim Benzema.

Kujtojmë që ky do të jetë një sezon specifik, pasi si asnjëherë më parë, në mes të sezonit do të luhet botërori “Katar 2022”.

Sa i përket sulmit në krahun e “katalanasve”, nuk dihet nëse ka patur ndonjeherë më shumë alternativa se sot.

Në ekip kanë mbërritur Lewandowski dhe Raphinna, duke e çuar në 7 numrin e sulmuesve që mund të jenë titullarë nga minuta e para. Siç u shpreh edhe Laporta, golat tani Barcelona i ka të garantuar.

Xavi do ketë emrat e duhur për rotacion në sulm në një sezon të ngjeshur si kurrë më parë. Tekniku spanjoll ka në dispozicion lojtarë si: Lewandowski, Aubameyang, Depay,  Ansu Fati, Ferran Torres, Ousmane Dembele dhe Raphinna.

Në këto kushte, Barcelona duket një hap para Real Madridit sa i përket këtij reparti.

Në mesfushë të dyja skuadrat kanë bërë nga një blerje. Real Madridi shpenzoi 80 milion euro për një mesfushor të ri dhe me perspektivë si Tchouameni, ndërsa Barcelona mori falas Kessie, një lojtari me eksperiencë dhe gati për të qenë titullar.

Për të dyja skuadrat nuk mungojnë alternativat në mesfushë.

Ancelotti ka në dispozicion, Modric, Kroos, Casemiro, Valverde, Camavinga, Ceballos dhe Tchouameni, ndërsa Xavi ka, Busquests, Frenkie de Jong, Pedri, Gavi, Kessie dhe Nico.

Një repart që mund të lihet në barazim për të dyja skuadrat.

Kalojmë në prapavijë, aty ku Real Madridi sërish ka bërë vetëm një përforcim duke nënshkruar me Antonio Rudiger, ndërsa Barcelona po tenton ta riformatojë komplet.

Deri më tani në Camp Nou ka mbërritur vetëm Christensen, ndërsa në ditën në vazhdim pritet një nënshkrimi me Kounde dhe Azpilicueta.

Momentalisht, për këtë repart është e vështirë  të dilet në një konkluzion, por edhe duke i marë të mirëqëna objektivat e Barcelonës, Real Madrid mbetet sërish një hap para.

Porta është një pikë e fortë për të dyja skuadrat edhe pse sezonin e fundit Courtouis gëzoi një formë mbreslënëse.

Kështuqë, duke parë këtë situatë, për këtë sezon nuk mund të përcaktohet “mbreti” i Spanjës, duhet të presim deri në fund…/albeu.com

të fundit

Romario, talenti rebel që u kthye në simbolin e triumfit brazilian

I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…

6 hours ago

Rrugëtimi i pazakontë i Valdas Dambrauskas: nga “Kush do të bëhet milioner?” deri te dueli me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…

7 hours ago

E ardhmja e Leaos mbetet e pasigurt, Aston Villa dhe Galatasaray në garë për portugezin

E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…

7 hours ago

Divjaka on the 28th Day of Protest: Residents Oppose Merger with Lushnja

Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…

7 hours ago

PHOTOS/ Ratko Mladić: from a figure praised as a hero in Serbia to an accused perpetrator of the Srebrenica genocide

Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…

7 hours ago

Nepal, flooding worsens tragic toll: 389 dead across the country

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...] Read More... The post Nepal, përmbytjet rëndojnë…

7 hours ago