Mungesa e Neymarit në listën e lojtarëve të Al-Hilal ka bërë që të ‘shpërthejnë’ raportimet se kontrata e tij me klubin saudit është shkëputur, por tani këto pretendime janë hedhur poshtë.
Këto lajme rreth shkëputjes së kontratës janë hedhur poshtë nga gazetari Saif Al Saif. Ai ka shpjeguar se braziliani nuk është pjesë e listës së lojtarëve tek Al-Hilal për shkak se klubi duhej të krijonte hapësirë për të regjistruar një lojtar të huaj, pasi së fundmi transferuan Renan Lodin nga Marseille.
Liga Saudite momentalisht lejon vetëm tetë lojtar të huaj të regjistrohen për të luajtur, andaj lëndimi i rëndë i Neymarit ka bërë që të hapet një vend për Lodin që të regjistrohet si lojtar i ekipit.
Braziliani nuk ka arritur ende të tregojë vlerat e tij në Lindjen e Mesme, që prej transferimit nga Paris Saint-Germaini, teksa tani po vuan nga një lëndim i rëndë në gju.
Ish-ylli i Barcelonës pësoi një këputje të ligamentit ACL dhe të meniskusit në gjurin e tij të majtë kur po luante për Brazilin në ndeshjen ndaj Uruguait, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ai nuk ka luajtur që nga 18 tetori, andaj raportimet se kontrata e tij është shkëputur kanë ardhur si shkak i kësaj.
Ani pse nuk është regjistruar nga Al-Hilal këtë dimër, në rast se Neymar rikthehet në kohë në fund të sezonit, ai do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe në çdo kompeticion të huaj.
Sidoqoftë, rregullat e futbollit saudit thonë se ai nuk mund të paraqitet në garat lokale të Arabisë Saudite, duke përfshirë edhe Kupën e Mbretit./Telegrafi/
Emrat e dy prezantuesve të Eurovision 2026 janë njoftuar zyrtarisht nga transmetuesi publik i Austrisë. Konkursi i madh muzikor do…
Këngëtarja e njohur, Lore, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë…
Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë…
Ka përfunduar këtë pasdite seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen që lidhet…
Kardashianët janë një nga familjet më të njohura në botë. Viraliteti i tyre tejkalon mediat sociale dhe gjithmonë kanë zënë…
Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të repektojnë kushtet e vizës amerikane. Përmes një postimi në rrjetet…