Hap pas hapi, City Football Group (CFG) është bërë forca më dominuese në futboll, ku përfshihet kampioni aktual i Evropës, si dhe 12 klube të tjera në mbarë botën.
Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan dhe Khaldoon Mubarak themeluan City Football Group dhe blenë Manchester City-n si ekipin e parë. Ata e bënë skuadrën e Etihadit më të fortë në botë dhe më të trofeshëm në dhjetë vitet e fundit.
None found
Megjithatë, Manchester City nuk është i vetmi klub në pronësi të fuqive që janë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjithsej 13 klube në mbarë botën janë pjesë e City Football Group dhe njëri prej tyre shkëlqen në Spanjë këtë sezon.
Bëhet fjalë për Gironën, e cila është liderë e bujshme më La Liga. Historia e titullit ende nuk është realiste, por ka shumë mundësi që Girona të luajë në Ligën vitin e ardhshëm.
UEFA pengon dy skuadra me pronarë të njëjtë të luajnë në Ligën e Kampionëve, , por Girona do të luajë në këtë garë pasi që City Football Group nuk zotëron 51 për qind ose më shumë të klubit. Sheikh Mansour dhe Khaldoon Mubarak zotërojnë 47 për qind të aksioneve.
Këto janë klubet në pronësi të City Football Group
Bolivar (Bolivi), Manchester City (Angli), Girona (Spanjë), Troyes (Francë), Bahia (Brazil), Palermo (Itali), Lommel (Belgjikë), Mumbai City (Indi), Sichuan Jiuniu (Kinë), Montevideo City Torque (Uruguaj), Yokohama F Marinos (Japoni), Melbourne City FC (Australi) dhe New York City (SHBA).
/Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…