sport

A do të qëndrojë te Shqipëria? Sylvinho ka marrë tashmë vendimin

Orët në vijim do të zbulojnë trajnerin e Kombëtares për eliminatoret e ardhshme të Ligës së Kombeve dhe Kualifikueseve të Botërorit dhe ai është po i njëjti Sylvinho Mendes Campos Junior.

Kanë qenë ditë intensive këto edhe pse me pushime trajneri, po për menaxherin e tij dhe presidentin e FSHF-s dhe burime konfidenciale për Top Channel konfirmojnë se diskutimi ka qenë rreth përmirësimit financiare të kushteve që do të marrë trajneri për vazhdimësinë, kjo edhe në sajë të arritjes së objektivit kryesorë që kishte, kualifikimin në Euro 2024.

Gjithçka është finalizuar me sa duket në ditën e skadimit të kontratës së pare, sot më 9 korrik. Sylvinho për Top Channel deklaroi: “Kemi folur dhe mund të them që kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk kemi firmosur”.

Edhe pse në distance, Sylvinho në Porto, me pushime me familjen dhe presidenti i FSHF Armand Duka në Europian në cilësinë e Zv.Presidentit të UEFA-s në Gjermani për vazhdimësinë e Evropianit me gjysmëfinalet dhe finale, është gjetur marrëveshja financiare dhe tashmë kushtet e ofruar dhe gjithçka ka pare provuar dhe përjetuar në vendin tonë trajneri brazilian bashkë me stafin e tij e kanë bërë të refuzojë ofertat që ka patur për të vazhduar në Shqipëri, me kuqezinjtë për dy vitet e ardhshme, me një rritje page nga kjo aktualja që është rreth 750 mijë euro në vit.

Tashmë mbetet vetëm dalja zyrtare e palëve për ta njoftuar zyrtarisht, por jo tashmë pak rendësi ka sepse ndeshja e ardhshme e pare e kuqezinjve do të jetë në shtator dhe do të ketë kohë për pushime dhe më pas mbyllja ceremonia e firmosjes.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago