sport

A do të dënohet Granit Xhaka për “Jasharin”? Prestigjiozja zvicerjane zbulon vendimin e FIFA-s

Ndeshja Serbi-Zvicër gjithmonë ka qenë një bum mediatik.

Kjo sfidë ofron një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione, por edhe përplasje gjithashtu.

Të lidhura

None found

Mediat serbe në fakt kanë raportuar këto ditë se përplasja e Xhakës me lojtarët e kombit të tyre, veprimet e tij dhe fanella me nënshkrimin “Jashari”, kanë qenë të gjitha provokime nga ana e lojtarit me origjinë nga Kosova dhe kështu ata kanë kërkuar të ndëshkohet për këtë gjë.

Por, sipas prestigjozes zviceriane “Blick”, FIFA ka bërë avokatin e djallit dhe kështu do të jetë Federata e Futbollit të Serbisë e cila do të ndëshkohet.

Siç njoftoi FIFA të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit. Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në ndeshje.

Sipas të gjithave informacioneve të “Blick”, nuk do të ketë asnjë ndëshkim ndaj Zvicrës apo kapitenit të tyre Granit Xhaka./h.ll/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago