Categories: sport

9 golat që i japin sinjale pozitive Rolando Maranit, sulmuesit shkëlqejnë me klubet e tyre (STATISTIKAT)

Muaji shtator sjell rikthimin e Kombëtares shqiptare në fushë, me kuqezinjtë që do të përballen me Bjellorusinë më 26 shtator dhe San Marinon më 29 shtator.

Të lidhura

None found

Për trajnerin Rolando Maran, një vëmendje të veçantë do të kërkojnë sulmuesit. Tekniku italian ka nisur vlerësimin e tyre që prej momentit kur mori drejtimin e skuadrës kuqezi.

Forma e lojtarëve merr edhe më shumë rëndësi në këtë fazë, sidomos duke parë mënyrën se si ka nisur sezoni i ri në kampionatet ku ata aktivizohen.

UZUNI “SHPËRTHEN” NË AMERIKË

Myrto Uzuni ishte protagonist kryesor në fitoren e pastër të Austin ndaj Pueblas në Leagues Cup, ku realizoi 3 gola. Pozicionimi i sulmuesit beratas dhe mënyra se si finalizoi aksionet tregojnë për një formë mbresëlënëse. Në total, gjatë sezonit të ri, Uzuni ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist.

SEFERI, NUMRI 2 I FATIT

Vetëm 2 ditë pas zyrtarizimit te Kayserispor, Taulant Seferi zbriti në fushë për debutimin ndaj Vanspor. Numri 2 u shfaq sërish si shenjë pozitive për të, pasi pikërisht 2 gola shënoi në ndeshjen e parë me ekipin e ri. Seferi e nisi takimin si titullar dhe realizoi golin e parë në minutën e 9-të, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 56-të. Një start i tillë është mesazhi më i qartë për urinë e tij për gola.

MIQËSORE? PËR MUÇIN GOLAT NUK KANË STATUS

Ernest Muçi po vijon nga aty ku e kishte lënë, duke shënuar gola dhe duke kërkuar të konsolidohet edhe më shumë në elitën e futbollit turk. Pavarësisht interesimit për largimin e tij nga Italia, Gjermania dhe Anglia, sulmuesi është i përqendruar te e tashmja. Këtë e dëshmojnë paraqitjet e tij në miqësoret e Trabzonsporit, ku shënoi ndaj Udineses dhe Zelesnicar, si edhe asistoi në ndeshjen kundër Goztepes.

MIRLIND DAKU, 2 GOLA PARA KALIMIT TE MOSKA

Mirlind Daku e filloi sezonin me 2 gola në 2 ndeshje, përpara se brenda pak ditësh të zyrtarizohej te Spartaku i Moskës pas largimit nga Rubin Kazan. Paraqitjet e tij tregojnë se sulmuesi i ka ndezur motorët dhe se është gati të japë kontribut edhe për Kombëtaren. Edhe pse nuk shënoi në sfidën e fundit me Spartakun, cilësitë e Dakut janë tashmë të njohura.

të fundit

Durmishi dhe ministri i Punës i Katarit nënshkruajnë memorandum për bashkëpunimin institucional

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot në Klubin e deputetëve takim dypalësh me ministrin e Punës e…

7 minutes ago

Vini Jr: Real Madridi synon trofeun e 16-të të Ligës së Kampionëve

Vinicius Junior ka bërë të qartë ambiciet e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke deklaruar se skuadra synon të…

15 minutes ago

Zjarri në Ungrej avancon drejt banesave, kishave dhe varrezave, Gjekmarkaj kërkon ndërhyrje urgjente

Një situatë alarmante raportohet në Ungrej të Lezhës. Agron Gjekmarkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin për…

15 minutes ago

Security cooperation between Kosovo and North Macedonia deepens

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është…

18 minutes ago

Gacaferi warns that eight LDK MPs will be absent from the September 9 session

Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka deklaruar se tetë deputetë të LDK-së mund të mos marrin pjesë në seancën e…

19 minutes ago

Prosecution provides details on serious murder case in Klina

Një person është ndaluar nën dyshimin për vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë në tentativë në fshatin Poterq i…

19 minutes ago