sport

7 gola të pësuar në 2 ndeshje, mbrojtja e Milanit po “fut ujë”

Milani ka pësuar dy humbje radhazi në Serie A, e fundit ndaj Sassuolos me rezutatin 1-3, duke pësuar kështu 7 gola në 2 ndeshje.

“Kuqezinjtë” kanë pasur vështirësi brenda vendit, por kanë siguruar një fitore në kryeqytetin spanjoll kundër Atletico Madridit, gjë që i dha Milanit shpresën për një kualifikim të mundshëm në 16-shen e Ligës së Kampionëve.

Djemtë e Stefano Piolit humbën 4-3 ndaj Fiorentinës në Firence, e para në ligë këtë sezon, dhe ata vazhduan me humbjen e dytë rresht duke e pësuar nga Sassuolo.

Ndeshja ndaj Violës pati shumë aspekte pozitive dhe pak keqardhje pas një loje të mirë të ‘kuqezinjve’.

Por disfata nga Sassuolo të dielën tregoi një anë tjetër të skuadrës, pasi ata nuk arritën të reagonin ndaj pengesës në Firence.

Mike Maignan ishte kthyer në formacionin fillestar, kur kapiteni Alessio Romagnoli shënoi golin e hapjes.

Sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca barazoi me një përfundim të shkëlqyer, përpara se autogoli i Simon Kjaer të kthente ndeshjen për mysafirët, të cilët dukej se kishin kontrollin e momentit pasi kaluan 2-1.

Domenico Berardi shënoi rezultatin 3-1 pas 66 minutave dhe Romagnoli u përjashtua me karton të kuq 11 minuta më vonë për ta bërë edhe më të vështirë detyrën për vendasit.

Milani nuk arriti të rikthehej, pasi Pioli e pranoi se skuadrës i mungonte mprehtësia dhe bëri shumë gabime në humbjen 3-1 ndaj Sassuolos.

Interi është kështu një pikë prapa rivalëve të tyre vendas dhe Napoli u çlirua në krye të Serisë A me një reagim të madh ndaj humbjes së tyre të parë në Serie A – humbjes 3-2 ndaj ‘Nerazzurrëve’ pak më shumë se një javë më parë.

Napoli u rikthye me një fitore 4-0 kundër Lazios të Maurizio Sarri të dielën dhe kështu janë tre pikë larg në krye të tabelës.

Pioli duhet të zgjidhë menjëherë mbrojtjen që pikon, edhe nëse nuk donte të fajësonte vetëm mbrojtësit pas një tjetër humbjeje të rëndë në ligë.

Por shtatë gola të pësuar në dy ndeshjet e fundit tregojnë një ndërprerje të mbrojtjes për Diavolo dhe një ekip që synon të luftojë për Scudetton nuk mund të përballojë shumë nga ato paraqitje.

Djemtë e Piolit kanë një fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, por kanë një shans për t’i rregulluar gjërat tashmë të mërkurën.

‘Kuqezinjtë’ udhëtojnë drejt Genovas, duke synuar të ruajnë portën e parë të pastër në katër ndeshje të ligës.

të fundit

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari përfundon në spital

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve…

49 minutes ago

Mbajti peng në shtëpi për tre ditë ish-gruan dhe fëmijët duke i kërcënuar dhe dhunuar, vihet në pranga 53-vjeçari shqiptar në Itali

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët në Itali pasi kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi ish-gruan…

1 hour ago

Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” në Prishtinë: Është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar

Këngëtarja Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë në koncertit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku ajo performoi edhe vetë,…

2 hours ago

Aksident i rëndë në Korçë, automjeti përmbyset jashtë rrugës! Plagoset shoferi

Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës. Burime për media…

2 hours ago

Hamasi: Do t’i dorëzojmë armët vetëm nëse krijohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka deklaruar së fundmi se nuk do t’i lëshonte armët nëse nuk do të krijohet një shtet i pavarur…

2 hours ago

Kush është 50-vjeçarja që u plagos me thikë nga i biri në Dibër/ Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, 26-vjeçari e goditi 7 herë

Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest…

3 hours ago