sport

6 lojtarë të Liverpool mund të largohen falas nga klubi verën e ardhshme

Liverpool është në pritje të një ndryshimi dhe rinovimi të skuadrës. Le të shohim një numër lojtarësh që mund të largohen falas nga klubi në fund të sezonit.

Nabi Keita

Të lidhura

None found

Mesfushori ka kaluar pesë sezone në Liverpool dhe do të jetë një lojtar i lirë verën e ardhshme. Lëndimet kanë qenë gjithmonë problemi më i madh i Keitas në Anfield. Ai është i lënduar tash e tre muaj. Liverpool nuk ka gjasa ta mbajë atë në klub.

James Milner

Veterani i ekipit tashmë është 36 vjeç, por ai ende luan sikur të mos jetë 30. Megjithatë, Liverpool e kupton që Milner nuk po bëhet më i ri dhe duhet të zëvendësohet. Do të jetë një surprizë e madhe nëse Reds i ofrojnë atij një kontratë të re.

Roberto Firmino

Sulmuesi brazilian vazhdon të tregojë rezultate të shkëlqyera edhe në moshën 31-vjeçare. Këtë sezon, ai tashmë ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë katër asistime në 21 ndeshje.

Ka zëra se Liverpool mund të nënshkruajë Bobby në një marrëveshje dyvjeçare. Shumë fansa shpresojnë se kjo është e vërtetë.

Alex Oxlade-Chamberlain

Këtu situata është si Naby Keita, karriera e Alex Oxlade-Chamberlain te Liverpool ka qenë një seri dëmtimesh pa fund. Anglezi ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 137 ndeshje në Anfield që nga viti 2017.

Alex ka bërë vetëm katër paraqitje këtë sezon. Vështirë të imagjinohet që Liverpool të zgjasë kontratën e tij në verë.

Adriani

Spanjolli është portieri i tretë te Liverpool. Ai nuk ka asnjë shans për të marrë vazhdimisht kohë për të luajtur në Anfield. Gjëja më e mirë për një futbollist do të ishte të gjente një klub të ri.

Arthur Melo

Mesfushori brazilian është i huazuar te Liverpool që nga vera e kaluar, por paraqitja e tij në skuadër nuk ka dhënë rezultate.

U fol se ai mund të rikthehej te Juventus që në janar, pasi Arthur ishte i lënduar, por Jurgen Klopp e mohoi këtë informacion. Arthur do të qëndrojë në Anfield deri në fund të sezonit, por jo më. /G.D albeu.com/

të fundit

Përplasje në aksin Berat–Ura e Kuçit/ 40-vjeçari me biçikletë goditet nga automjeti, drejtuesi largohet

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

6 minutes ago

Justin Timberlake publikon momente romantike me Jessica Biel, mes tyre edhe një puthje

Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga jeta private, duke publikuar në rrjetet sociale…

12 minutes ago

Fiat sjell konceptin Multiplay, një automjet që bashkon SUV-in, minibusin dhe pickup-in

Fiat ka prezantuar konceptin e ri Multiplay, një automjet inovativ që kombinon karakteristikat e SUV-it, minibusit familjar dhe pickup-it. Koncepti…

13 minutes ago

Juventusi barazon 1-1 në fushën e Cagliarit, Zhegrova aktivizohet pas pushimit

Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke…

16 minutes ago

Zelensky denounces Russian attacks on energy infrastructure after Trump’s ceasefire announcement

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

35 minutes ago

Europe under multiple pressure: debt, protests and decisive elections looming in nine countries

Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…

35 minutes ago