sport

500 mijë euro për “regjisorin” e mesfushës, gjigantët rumunë “zbarkojnë” te Partizani

Jemi në periudhë merkatoje dhe ka shumë lëvizje te skuadrat. Disa lojtarë largohen për shkak se nuk janë në planet e stafeve dhe disa të tjerë shiten nga ana e klubit. I tillë mund të jetë edhe rasti i Maguette Gueye.

20-vjeçari i Partizanit ka përfunduar në “radarin” e gjigantëve rumunë, të Steaua Bucuresti. Këto të fundit kërkojnë “regjisorin” e mesfushës së demave dhe janë të gatshëm të bëjnë ofertën e parë për shërbimet e tij.

Madje ata do të ofrojnë 500 mijë euro për të bindur drejtuesit kryeqytetas për të lënë të lirë lojtarin, që ka kontratë me të kuqtë deri në qershor të vitit 2025. Në këtë sezon Maguette ka luajtur në 24 ndeshje dhe i aka dalë të shënojë 3 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist.

Është një lider te teë kuqve dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 20-vjeçarit, nëse Partizani do të heqë dorë nga Maguette apo do të refuzojë 500 mijë euro. /newsport.al/

Tags: Partizani

të fundit

Meri Shehu rendit shenjat për muajin shkurt, kush e merr fronin astrologjik

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin…

12 minutes ago

Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës ngrihen në protestë për rrugën, nxënësit bojkotojnë mësimin

Mëngjesin e sotëm, banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës, kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e…

25 minutes ago

Infantino: Trump e meriton atë çmim, nuk i trembet bojkotit (VIDEO)

Botërori “FIFA2026” vijon të prodhoi shumë debat, kjo edhe për shkak të përfshirjes së madhe të Donald Trump, me presidentin…

32 minutes ago

Reshjet e dendura të dëborës në Japoni, në dy javë humbin jetën 30 persona

Reshjet jashtëzakonisht të dendura të dëborës në Japoni gjatë dy javëve të fundit, kanë shkaktuar humbjen e jetës së 30…

45 minutes ago

Mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

Ditën e sotme, mbahet seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. Një nga pikat…

55 minutes ago

India, Filipinet dhe Egjipti/ Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025

Në vitin 2025, rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që…

2 hours ago