Categories: sport

5 transferimet e bujshme që mund të realizohen në janar

Në janar të vitit 2022, mund të shohim lëvizjen e një numri lojtarësh të njohur, pasi disa prej tyre janë futur në muajt e fundit të kontratës.

Marca ka zgjedhur pesë emrat më të mëdhenj që mund të tronditin merkaton e janarit

Raheem Sterling

Sterling ishte një nga yjet e Kampionatit Evropian gjatë verës, por Pep Guardiola me sa duket ka humbur çdo besim tek ai.

Ai nuk dëshiron të rrezikojë të humbasë Kupën e Botës 2022 dhe e kupton se i duhen minuta. Ai është lidhur me një huazim te Barcelona, por City shpreson të gjejë një blerës.

Isco

Ky është një largim që shfaqet prej vitesh. Trajnerë të shumtë kanë pasur probleme me Iscon dhe vendosjen e tij në formacionin fillestar.

Pasi nuk ka luajtur që nga 25 shtatori, spanjolli është i vetëdijshëm se kontrata e tij do të përfundojë në verën e vitit 2022.

Los Blancos do të përpiqen ta shesin në janar, me Milan dhe Sevilla që kanë qenë të interesuar në të kaluarën.

Luuk de Jong

Holandezi ishte një blerje nga Ronald Koeman dhe ka dëshpëruar në këta pak muja.

Me Koeman tani të larguar, sulmuesi holandez nuk ka aleatë në Camp Nou dhe ai mund të kthehet te Sevilla. Edhe Sevilla do të kërkojë ta largojë.

Paul Pogba

Mesfushori francez nuk ka gjasa të vazhdojë kontratën me Manchester United, pasi klubi nuk dëshiron t’i ofrojë atë që ai dëshiron.

Kjo çon në një situatë ku United dëshiron të marrë para për lojtarin që në janar.

Mino Raiola po shikon një tjetër transferim falas për klientin e tij në verë, por nëse ka oferta të përshtatshme në janar, United mund ta pranojë.

Edinson Cavani

Ardhja e Cristiano Ronaldos e ka komplikuar jetën në Mançester për Edinson Cavanin, me rolin që ai luajti sezonin e kaluar, tashmë të marrë nga ylli portugez.

Ai mezi ka luajtur këtë sezon, duke pasur vetëm 274 minuta në total.

Ka klube të mëdha që janë të interesuara për të dhe aftësinë e tij, duke përfshirë Barcelonën.

Interi është gjithashtu në kërkim të një golashënuesi, sikurse Chelsea. Kontrata e uruguaianit në Old Trafford skadon në qershor.

 

të fundit

Horoskopi 28 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…

27 minutes ago

Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha

Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…

35 minutes ago

Izreali kërkon tërheqjen e raportit të OKB-së që shpalli zinë e bukës në Gaza: Janë falsifikuar disa elementë

Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…

48 minutes ago

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë…

55 minutes ago

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…

1 hour ago

Gati lista me emrat e rinj, Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…

2 hours ago