Sergej Milinkovic-Savic po kalon një sezon të mrekullueshëm te Lazio, duke shënuar 8 gola dhe 8 asistime në 23 ndeshjet e Serie A të luajtura deri më sot.
Mesfushori serb është një nga arsyet kryesore pse skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri po lufton për të hyrë në garat evropiane dhe puna e tij e mirë e ka vendosur atë në radarin e disa gjigantëve evropianë.
Konkretisht, sipas La Gazzetta dello Sport, deri në pesë skuadra të mëdha janë në radhë për të provuar të bindin Milinkoviç-Savic për sezonin e ardhshëm. AtO janë PSG, Manchester United, Juventus, Milan dhe Inter.
Gjithsesi, të gjithë e dinë se Lazio nuk e ka ndër planet që ta lërë të largohet pa arritur më parë në arkat e tyre rreth 80 milionë euro.
Në moshën 26-vjeçare, Milinkovic-Savic është në momentin më të mirë të karrierës së tij, gati për të qenë gur themeli i një skuadre që lufton për të gjithë titujt dhe kontrata e tij aktuale me Lazion skadon në qershor 2024. /albeu.com/
Selena Gomez mund të jetë në prag të një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së saj, martesa me…
Familja mbretërore e Abu Dhabit, përmes fondit MGX të udhëhequr nga Sheiku Tahnoon bin Zayed Al Nahyan, do të bëhet…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ngriti sërish në fokus denoncimin e djeshëm mbi çështjen…
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep dritën jeshile rivendosjes së dënimit me vdekje për vrasje…
Duket se sot është dita e fundit që ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji mbyll ‘llogaritë’ një herë e mirë me…
Vijojnë kontrollet intensive të drejtorisë vendore të policisë Korçë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.…