sport

37-vjeç, por CR7 ka statistika të frikshme

Cristiano Ronaldo nuk po shfaq shenja të ndaljes edhe në edicionin 2021/2022, pasi është duke u paraqitur në mënyrë të shkëlqyer edhe në këtë sezon para portës së kundërshtarëve. 37-vjeçari ka arritur në kuotën e 30 golave të shënuar për klubin dhe shtetin e tij këtë sezon edhe një herë tjetër.

Kjo shifër e madhe e golave u arrit në fitoren që Manchester Unitedi e shënoi kundër Brentfordit me rezultatin 3:0, ndeshje e luajtur kjo vikendin e shkuar. Ronaldo ka shënuar 24 gola për Unitedin deri më tani këtë edicion dhe gjashtë të tjerë i ka shtuar me fanellën e Përfaqësueses së Portugalisë. 18 prej golave të sulmuesit portugez janë realizuar në Premier League. Vetëm Heung-Min Son i Tottenhamit dhe Mohamed Salah i Liverpoolit janë para tij në listën e shënuesve më të mirë në Kampionatin anglez këtë edicion. Son i ka 19 gola të realizuar, ndërsa listës së golashënuesve i prin Salah me 22 sosh. Portugezi për golat e realizuar ka marrë lëvdata edhe nga ish-bashkëlojtari i tij te Manchester Unitedi, Dimitar Berbatov.

Të lidhura

None found

“Ronaldo ka treguar se ai mundet edhe në moshën 37-vjeçare të luajë në Premier League. Ai dëshiron që t’ua dëshmoj njerëzve të kundërtën dhe jam goxha i sigurt se ai dëshiron që ta bëjë të njëjtën gjë dhe të luajë edhe për disa vjet”, ka thënë Berbatov.

“Kur ai do të pensionohet do të jetë ditë e trishtuar për futbollin sepse ai është një nga më të mëdhenjtë e vërtetë”.

Mosha është vetëm numër për Ronaldon, pasi ai e ka barazuar shifrën e golave që i kishte shënuar në Premier League në edicionin 2008/2009, 18 deri më tani. Ishte ky sezoni i fundit i tij në “Old Trafford”, para se të transferohej te Real Madridi. Ronaldo ishte 24-vjeçar në atë sezon dhe e arriti atë numër të golave në 33 ndeshje, ndërsa këtë edicion atij i janë dashur vetëm 29 ndeshje për ta arritur një shifër të tillë.

Ronaldo e ka edhe një vit kontratë me skuadrën e Manchester Unitedit, por e ardhmja e tij në klubin anglez mbetet e paqartë, sidomos pas ardhjes së trajnerit Erik ten Hag, i cili do ta marrë klubin me të përfunduar sezoni aktual. Roy Keane, i cili ka luajtur përkrah Ronaldos në sezonin e parë të portugezit te Unitedi, ka insistuar se personalisht pret që portugezi të mbetet në ekip edhe për sezonin e ardhshëm.

“E di se ka spekulime të shumta për të ardhmen e tij. Por, nuk mund ta imagjinoj Manchester Unitedin pa Ronaldon në sezonin e ardhshëm. Vetëm nëse do të ketë ndonjë ndryshim drastik në verë, pasi unë e shoh Ronaldon te Unitedi”, ka insistuar ish-lojtari Keane. “Nëse i shohim golat që ai i ka realizuar, Ronaldo është i rrezikshëm ende dhe çdo trajner ka dëshirë të punojë me të”.

Ndërkohë, ish-lojtari tjetër i Unitedit, Rio Ferdinand, ka deklaruar se trajneri Ten Hag duhet ta mbajë patjetër Ronaldon dhe ta bëjë atë t’i adaptohet lojës së tij, ku do të fitonte shumë edhe ekipi.

“Do të ketë rënie me moshën dhe kjo është në rregull sepse trupi funksionon ndryshe kur je 37-vjeçar”, ka thënë Ferdinand. “Duhet punuar me mend dhe Cristiano nuk është i çmendur, ai e kupton këtë”. /koha/

të fundit

24 orët e para të Andy Burnham në krye të Britanisë: ndryshime në kabinet, vendime të shpejta dhe dilema zgjedhore

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka nisur mandatin me një riorganizim të gjerë të kabinetit dhe…

35 seconds ago

Cardi B shokon me deklaratën: Jam Britney Spears e hip-hopit

Reperja Cardi B së fundmi ka krahasuar veten me “Britney Spears e hip-hopit” përsa i përket jetës së saj si…

6 minutes ago

Day 52 of Anti-Government Protest Ends as Citizens Demand Rama’s Removal and Political Change

Përfundon protesta e 52 kundër Ramës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Arresto Ballukun”,…

14 minutes ago

52 Days of Revolt Against Rama: Protesters Continue Their Resistance and Demand the Prime Minister’s Resignation

Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, ka vijuar marshimi në rrugët e Tiranës. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Prej 52…

14 minutes ago

Zelensky Dismisses Armed Forces Chief Following Recent Protests

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi. [...] Read…

15 minutes ago

Powerful Storm Hits Vlora, Beachgoers Quickly Abandon Beaches

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik.…

15 minutes ago