sport

Në vitin 2015, Cristiano Ronaldo parashikoi madhështinë për pesë lojtarë: ku janë ata tani?

Në vitin 2015, Cristiano Ronaldos iu kërkua të zgjidhte pesë futbollistë që mund të arrinin madhështi në të ardhmen. Portugezi emëroi Martin Odegaard, Neymar, Memphis Depay, Eden Hazard dhe Paul Pogba.

“Unë shoh potencial në shumë lojtarë, por do të veçoja Martin Odegaard nga Madridi, ai është vetëm 16 vjeç, por tashmë është shumë i mirë, Hazard nga Chelsea, Memphis Depay nga Manchester United, gjithashtu një lojtar i madh, Paul Pogba dhe ndoshta Neymar”, tha Cristiano.

Të lidhura

None found

Shtatë vjet më vonë, të gjithë këta lojtarë janë ende duke luajtur në Evropë, përfshirë Ronaldon. Le të shohim.

Martin Odegaard

Ai ka qenë i destinuar për famë që kur Real Madridi e nënshkroi si adoleshent. Megjithatë, mesfushorit norvegjez iu desh të largohej nga Santiago Bernabeu. Odegaard shkoi në Arsenal, ku u bë një lojtar kyç në skuadrën e Mikel Artetës. Pas largimit të Lacazette, ai u bë edhe kapiten i ekipit.

Memphis Depay

Në vitin 2015, Depay luajti për Manchester United, por historia e tij në Old Trafford nuk ishte më e ndritura. Ai u transferua në Lyon dhe më pas në Barcelonë. Këtë verë, Barcelona e shtoi sulmin e tyre duke sjellë Rafinha dhe Robert Lewandowski. Depay do të humbasë vendin e tij në ekipin e parë dhe mund të largohet.

Paul Pogba

Cristiano pa potencial te Pogba kur ishte ende me Juventusin në 2015.

Tani 29-vjeçari është rikthyer në Torino pas dështimit në Manchester United, ku ai u bashkua në vitin 2016 për 89 milionë funte, por nuk arriti të nxjerrë në pah potencialin e tij të plotë.

Eden Hazard

Hazard po bënte shkëlqyeshëm në Chelsea kur Ronaldo e përfshiu atë në top 5-shen e tij. Megjithatë, gjërat shkuan keq pasi belgu shkoi te Reali. Ai nuk ishte në gjendje ta çonte suksesin e tij te Chelsea në Bernabeu, duke shënuar vetëm 6 gola dhe duke vazhduar të luftonte me lëndimet.

Neymar

Ronaldo u tregua më i saktë kur parashikoi suksesin e Neymar. Braziliani luajti shkëlqyeshëm për Barcelonën nga viti 2013 deri në vitin 2017, duke fituar tripletën në sezonin 2014/15 dhe dy herë kampionatin spanjoll. Ai përfundoi i treti në garën e Topit të Artë dy herë, në 2015 dhe 2017.

Neymar u transferua te PSG për një rekord prej 200 milionë funtesh. Në Paris, ai pati uljet dhe ngritjet e tij. Këtë verë u përfol për largimin e tij. /albeu.com/

të fundit

Lazio e Gattusos në formë fantastike: pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe në krye të Serie A

Lazio po kalon një formë të jashtëzakonshme nën drejtimin e Gennaro Gattusos. Skuadra romake triumfoi me rezultat bindës 6-2 në…

2 minutes ago

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

8 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

9 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

24 minutes ago

Onur Çakici officially takes over as KFOR deputy commander

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

24 minutes ago

Taravari: The time has come for constitutional amendments and further steps toward European integration

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

25 minutes ago