sport

300 fitore në Serie A, Allegri ‘kërcënon’ Interin: Titulli? Asgjë e pamundur

Juve nuk fshihet më, as Allegri, e aq më pak tifozët, të gjithë besojnë tani se mund të fitojnë titullin në Serie A. “Zonja e Vjetër” përfitoi nga mungesa e Inter, mposhti pastër 3-0 në transfertë Lecce duke marrë kreun e klasifikimit pas javës së 21-të, të vetëm në krye, plus një pikë. Allegri shijon sërish një super Vlahovic, me “bomberin” serb që realizoi një tjetër “dopietë” kundër Ramadanit me shokë.

Ashtu siç pritej, Juve vuajti pak, por vetëm në pjesën e parë, ku sfida u mbyll me rrjeta të paprekura. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 59-të, Vlahovic zhbllokoi sfidën me një kthesë të bukur brenda në zonë. Nëntë minuta më pas, serbi u shërbye në zonë nga McKennie, më saktë i rrëmbeu një gol të sigurt, duke devijuar topin në portën e boshatisur. Në fund, në minutën e 85-të, Bremer me kokë sigloi shifrat përfundimtare në 3-0. Ky sukses dhe kreu i Serie A bën që është Allegri të reflektoj, tashmë edhe për të titulli nuk është një tabu këtë sezon:

Të lidhura

None found

“Nuk futboll nuk ka asgjë të pamundur. Duhet të jesh i vetëdijshëm, të kesh një objektiv të qartë në kokë dhe të punosh për të bërë të pamundurën të mundur”, u shpreh Allegri i cili përballë Lecces siguroi fitoren e 300 në Serie A. /balkanweb/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago