Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesorë i Manchester United në fitoren që arriti kundër Norwich.
Sulmuesi portugez dhuroi spektakël me golat e shënuar, teksa udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores, ndërsa djajtë mbajnë akoma gjallë shpresat për të përfunduar në top-katërshe në Premier League, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Kjo ishte tripleta numër 50 me klube dhe e 60-ta në karrierën e jashtëzakonshme të golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit. E para u regjistrua në vitin 2008 ndaj Newcastle, gjithmonë me fanellën e United.
“Ronaldo ishte shumë vendimtar. Nuk ishin aspak të thjeshtë golat që shënoi, ai u tregua thjesht i shkëlqyer”, deklaroi trajneri Rangnick pas ndeshjes, ndërkohë që United vazhdon të jetë në garë për një biletë në Champions League.
Me golat e realizuar ndaj skuadrës së Milot Rashicës, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka siguruar edhe… 1 milion euro! “The Sun” zbulon klauzolën e veçantë të sulmuesit me “Djajtë e Kuq”.
CR7 është ngjitur në shifrën e 21 golave sezonal mes kampionatit dhe Champions League. Nga sa mësohet, goleadori do të përfitojë 750 mijë paund për tejkalimin e 20 golave sezonal.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku…
Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët…
Në Beograd dhe Novi Sad, mbrëmjen e së enjtes janë shënuar incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të cilat u…
Situata nga zjarret në vend Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret…
Francesk Mecaj personi i arrestuar për trafik armësh me Italinë është lënë në burg pa afat. Gjykata e Lezhës e…
Kantautori i njohur italian Fabio Concato ka bërë publike gjendjen e tij shëndetësore, duke njoftuar se po përballet me një…