sport

Barcelona fitoi me “poker” ndaj Realit në Bernabeu, Xavi i “pangopur”: Doja të pestin

Xavi me siguri që ka mësuar shumë nga Reali dhe Ancelotti pas humbjes 2-3 në janar në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Ndryshe nuk mund të shpjegohet ai dominim absolut përballë madrilenëve në tempullin e tyre në “Klasiken” e dytë në La Liga dhe të tretë sezonale.

Për Xavin kjo ka qenë “Klasikja” e parë në La Liga dhe ajo është shoqëruar me një fitore historike 0-4.

Të gjithë u janë kthyer historive të vjetra të sukseseve të Barcelonës në Madrid, kur Xavi ishte në fushë si regjisor i lojës së katalanasve.

Tashmë ai e ka heshtur Madridin edhe si trajner. E të mendosh që është vetëm fillimi i karrierës së tij.

Duke folur pas takimit, numri një i stolit të Barcelonës nuk e ka fshehur lumturinë për triumfin në Madrid.

“Jam i kënaqur, i lumtur për skuadrën dhe për tifozët tanë. Një fitore e tillë mund të ndryshojë dinamikën e së tashmes dhe së ardhmes së Barcelonës. Kemi zhvilluar një ndeshje spektakolare. Katalanasit duhet ta shijojnë këtë sepse nuk është e lehtë të arrish fitore të tilla në Madrid”, ka thënë Xavi.

Trajneri i Barcelonës nuk e ka fshehur dëshirën e tij që skuadra të kishte shënuar ndonjë gol më shumë.

Madje, ai ka gjetur vend edhe për kritika, pavarësisht se shifrat thonë 0-4 për Barcelonën.

“Do të doja të kishim shënuar edhe golin e pestë, megjithatë edhe 0-4 nuk është keq. Por më shumë se goli i pestë i munguar, më shqetësuan shumë raste të shpërdoruara.

OK, këtë herë gjithçka shkoi mbarë sepse ishim duke fituar 0-4. Por në raste të tjera mund të ndodhë të jesh duke fituar 0-1 dhe duke shpërdoruar raste në fund humbet takimin. Humbja e topave dhe ulja e përqendrimit duhet të na shqetësojë”, deklaroi tekniku i katalanasve.

të fundit

Horoskopi 8 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta…

2 hours ago

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të…

3 hours ago

Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e rrezikshme të fabrikës së bakrit skuqin lumin Fan

Një nga degët më të rëndësishme të sistemit ujëmbledhës të veriut të Shqipërisë, lumi Fan, po shndërrohet në një rrjedhë…

3 hours ago

“Model që duhet nderuar!” Presidenti Begaj reagon pas aktit heroik të Arben Anamalit në Shkodër, sakrifikoi veten për turistët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku kapiteni 51-vjeçar Arben Anamali…

3 hours ago

Po lundronin me jet ski, dy vëllezërit fancezë përplasen me njëri-tjetrin në Ksamil, plagoset njëri

Një turist francez ka mbetur i plagosur në Sarandë. Sipas policisë, sot rreth orës 17:00, në zonën e Ksamilit, duke…

4 hours ago

Në një romancë me Sarën? Erik Fullani nuk “fshihet” më, reagimi që nxiti rrjetin

Prej disa ditësh rrjeti po zien nga thashethemet për një lidhje të mundshme mes blogeres Sara Hoxha dhe Erik Fullanit.…

4 hours ago